31/01/2020
Kushtet e përdorimit ("Kushtet e Përdorimit") rregullojnë marrëdhëniet midis xpuna. Recruitment l.l.c, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me selinë e saj në Prishtinë, rr. Gustav Mayer, p.n, Prishtinë, 10000, Kosovë ("sajtit" ose "ne") dhe personat që përdorin ("Përdoruesi") faqen www.xpuna.com ("website" ose "xpuna.com") dhe / ose aplikacionin ekuivalent të xpuna që mund të ekzekutohet në celular, smartphone dhe / ose tabletë të disponueshme në dyqanet e aplikacioneve mobile (të tilla si Google Play ose App Store) dhe / ose shërbimet e ofruara nga Kompania përmes Sajtit ose Aplikimit ("Shërbimet").
Qasja dhe përdorimi i sajtit, aplikacionit xpuna, përfshirë çdo faqe ose pjesë përbërëse të tij, ose çfarëdo shërbimi të ofruar përmes sajtit ose aplikacionit xpuna mund të bëhet vetëm në përputhje me këto Kushte të Përdorimit.
Për shfrytëzim të shërbimeve, ne mund të kërkojmë përdoruesin për të shprehur marrëveshjen me këto kushtet e përdorimit përmes një veprimi të veçantë që ka kuptimin e një marrëveshjeje jo-komerciale (shembull: "Unë kam lexuar dhe pajtohem me termat dhe kushtet e përdorimit)".
Duke u pajtuar me këtë, përdoruesi:
- Pajtohet në respektim të gjitha klauzolave të caktuara në këto kushte të përdorimit si dhe kushte apo terme të përdorimit që aplikohen me rastin e shfrytëzimit të shërbimeve .
- Është në dijeni me kushtet e procesimit të të dhënave në përputhje me parimet e konfidencialitetit të integruara në tekstin në vijim.
Për të siguruar pajtueshmërinë me kushtet e hyrjes dhe përdorimit të shërbimeve, Përdoruesit duhet të kontrollojnë termat dhe kushtet e përdorimit gjatë regjistrimit dhe qasjës në sajtin xpuna.com dhe/ose aplikacionin xpuna.com.
Edhe nëse nuk pranoni të rishikoni termat dhe kushtet e përdorimit, por përdorni sajtin xpuna.com ose aplikacionin xpuna.com, ne do të supozojmë se ju keni pranuar termat dhe kushtet e përdorimit duke përfshirë çdo azhurnim për to.
Nëse nuk pajtoheni me dispozitat e cekura më lartë, përfshirë çdo azhurnim në të ardhmen, ju lutemi mos përdorni ose ndaloni përdorimin e sajtit, aplikacionit ose shërbimet e ofruara nga ne.
Shërbimet e sajtit dhe aplikacionit xpuna.com ju adresohen (1) (“Përdoruesit”), person fizik i cili viziton platformën xpuna, (2) personit fizik, përdoruesit që kërkon një punë ose është i hapur për oferta pune(“Kandidati”) dhe (3) përdoruesit, person juridik ose personit fizik i autorizuar i cili poston apo kërkon kandidatë për punë të caktuar “(Përdoruesit me qëllim rekrutimit”)
2.1. Krijimi i llogarisë, fjalëkalimi dhe përgjegjësitë
Përdoruesit mund të përdorin disa veçori të platformës pa pasur llogari të kandidatit.
Për të përfituar nga të gjitha Shërbimet e sajtit xpuna.com, Përdoruesit (Kandidatët ose Përdoruesi me qëllim të rekrutimit) duhet të krijojnë një llogari në platformën xpuna.com duke plotësuar format e disponueshme në seksionin "Regjistrohu".
Në rastin e Përdoruesit dhe Kandidatit, krijimi i llogarisë së re mund të krijohet edhe përmes platformës të rrjetit social Facebook në të cilat raste ne marrim të dhënat publike, relevante nga llogaria e përdoruesit në Facebook.
Në rastin e përfundimit të procesit të regjistrimit, përdoruesi pranon kodin apo linkun për verifikim dhe validim të të dhënave kontaktuese në email adresën e dhënë gjatë procesit të regjistrimit.
Në mënyrë që të shfrytëzoni shërbimet e ofruara nga xpuna.com, është e domosdoshme:
Në rastin e Përdoruesve me qëllim të rekrutimit, xpuna.com verifikon të dhënat dhe numrin identifikues të personit juridik, në faqen e Ministrisë së Tregtisë & Industrisë (ARBK). Personat juridik janë të obliguar të japin informata të sakta lidhur me emrin, adresën, e-mailin, telefonin, të dhënat e personit kontaktues dhe numrin unik identifikues. Personat juridik që shfrytëzojnë platformën xpuna.com, janë të obliguar që të jenë entitete aktive sipas ligjit në fuqi.
Përdoruesit me qëllim të rekrutimit për kompani ndërkombëtare, janë të obliguar që të dërgojnë certifikatën e biznesit në të cilën është e regjistruar shërbime rekrutimi apo licencën për ndërmjetësim në punësim nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Stafi i xpuna.com, përmes emailit mund të kërkoj dokumente me qëllim që të bëj verifikimin e të dhënave tek personi kontaktues i kompanisë. Në rast të mos dërgimit, dhënies së informatave të rrejshme, xpuna.com rezervon të drejtën e bllokimit të përdoruesit apo suspendimit në shfrytëzim të platformës. Në rast mashtrimi nga përdoruesit me qëllim rekrutimit, xpuna.com rezervon të drejtën e fshirjes së konkurseve, informatave dhe bllokimin e përdoruesit duke ndërprerë marrëveshjen kontraktuale.
xpuna.com nuk kërkohet të bëj verifikimin në avancë të materialeve të publikuara nga përdoruesit e platformës. Gjithsesi, në rast ankese nga përdoruesit, xpuna.com mund të hulumtoj dhe verifikoj pretendimet dhe vendos në rast se duhet të largohen informatat e publikuara.
2.2. Kandidatët
Kandidatët mund të krijojnë një llogari në xpuna.com në rast se janë të paktën 18 vjet në kohën e krijimit. Qasja në platformën xpuna.com dhe shfrytëzimi i shërbimeve nuk lejohet për personat nën moshën 18 vjecare.
Xpuna.com është platformë online e rekrutimit që ju jap mundësi të krijoni profilin, regjistroni të dhënat, ngarkoni CV dhe biografinë në data bazën tonë.
Gjithashtu, pjesë e shërbimeve të ofruara, në rast se kërkohet ne mund të ju asistojmë përmes konsulentëve të karrierës në përgatitjen e profilit tuaj dhe publikimit të CV tuaj sipas nevojës.
Profili dhe CV juaj mund të bëhet publike për përdoruesit me qëllim rekrutimi. Në këtë aspekt, kandidati ka dy mundësi:
Ne tentojmë që të limitojmë qasjen në databazën e CV-ve vetëm për punëdhënës, kompani që merren me ndërmjetësim në punësim, drejtorëve, menaxherëve dhe përgjegjësve për burime njerëzore por ne nuk mund të garantojmë që një palë e tretë nuk mund të ketë qasje në databazën tonë. Ne nuk marrim përgjegjësi për keqpërdorimin e CV nga një palë e tretë e cila ka qasje në databazën tonë.
Ju mund të deaktivizoni CV e juaj nga databaza jonë në çdo kohë, nëse dëshironi mund të deaktivizoni dhe fshini të dhënat nga databaza jonë. Në rast se ju deaktivizoni CV nga databaza jonë apo fshini llogarinë e juaj, perdoruesit me qellim rekrutimi nuk kanë qasje në CV tuaj më.
Gjithsesi, xpuna ofron mundësinë e shkarkimit të CV tuaj nga përdoruesit me qëllim rekrutimi në rast se kanë pasur qasje në CV tuaj, kanë shkarkuar apo transferuar të dhënat në kompjuterë privat para kohës kur ju keni deaktivizuar llogarinë e juaj.
Disa kompani të cilat kanë zgjedhur që në konkurset e tyre të punës përmes xpuna të prezantojnë informata të rrejshme, të pakompletuara, pa sakta. Rregullat e përdorimit kërkojnë përdorim korrekt,të drejtë dhe real gjatë përdorimit të platformës gjithsesi nuk respektohen nga të gjithë përdoruesit e platformës. Andaj, ju duhet të tregoheni diskret dhe verifikoni të dhënat e publikuara nga ana juaj, para se të aplikoni për një punë, shkoni intervistë, para se të punësoheni apo veprime tjera. Ju lutem na kontaktoni në rast se jeni në dijeni të konkurseve/informatave të tilla.
2.3. Llogaritë e Rekrutuesve & kompanive me qëllim rekrutimi
Xpuna.com ju ofron qasje në llogarinë tuaj përmes fjalëkalimit, në të cilën ju keni mundësi të kërkoni dhe selektoni kandidatë e interesuar për punësim.
2.3.1. Si të publikoni një konkurs pune në platformën xpuna.com.
Konkursi i punës do të publikohet në platformën xpuna.com për një periudhë prej 30 ditësh. Ju duhet të zgjedhni një nga pakot me pagesë, gjeneroni faturën dhe realizoni pagesën për të publikuar një konkurs pune.
2.3.1. Zgjedh qasjën në CV data bazën e xpuna.com
Zgjidheni një nga pakot e cila ju përshtatet me numrin e CV që ju mund të shikoni në CV databazën e xpuna.com. Ju mund të kërkoni përmes të gjitha CV, analizoni në përgjithësi por ju duhet të hapni detajet e kandidatit/ës që ju intereson. Varësisht nga pako që keni zgjedhur ju mund të shikoni për një kohë të limituar dhe numër të limituar të kandidatëve.
Në të gjitha rastet, ju kuptoni dhe pajtoheni se nuk do të shfrytëzoni të dhënat dhe CV-në e kandidatit përveç për qëllime të rekrutimit për kompaninë me të cilën keni shfrytëzuar shërbimin e xpuna.com.
Disa kandidatë kanë zgjedhur që në CV dhe profilet e tyre të paraqesin informata të jo të sakta, jo komplete apo false. Andaj, ju duhet të verifikoni informatat e dhëna para se të ftohet në intervistë kandidati, punësohet apo para se të ndërmerrni ndonjë veprim tjetër. Ju lutem na kontaktoni në rast se jeni të vetëdijshëm për raste apo keqpërdorime të tilla.
2.3.4. Gjenerimi i faturave, abonimet, pagesa, shfrytëzimi i platformës
Qasja në disa shërbime nga ana e përdoruesit me qellim rekrutimi mund të jete e mundur vetëm pasi të zgjedhet një pako, gjenerohet fatura dhe realizohet pagesa. Të gjitha pagesat përfshirë edhe tarifat, duhet të realizohen në bazë te faturës së gjeneruar. Qasja në shërbimet e xpuna.com, është e mundur vetëm pas konfirmimit te pagesës nga ana xpuna.com.
Platforma xpuna.com mund të shfrytëzohet edhe nga partnerë të tjerë biznesorë me qëllim të promovimit apo shitjes së produkteve dhe shërbimeve. Në këto situata, kontrata e nënshkruar në mes ju dhe furnizuesit të produktit apo shërbimit duhet të realizohet në mes jush dhe jo në mes të xpuna.com dhe juve.
Në rast se ju dëshironi të ndërpreni përdorimin e shërbimeve, ju pranoni se pagesat e realizuara nuk mund të rikthehen.
Platforma xpuna rezervon të drejtën për ndryshim të cmimeve për shërbimet e ofruara apo modifikim të kushteve dhe termave të përdorimit.
Ju pranoni dhe jeni të informuar se çdo vonese në pagesa bjen ndesh me kete marreveshje. Në këto rrethana xpuna rezervon të drejtën e ndërmarrjes së gjitha hapave ligjorë me qëllim të përmbushjës dhe respektimit të marreveshjes dhe obligimeve financiare. Ju jeni të informuar dhe pranoni të rimbursoni platformën xpuna për të gjitha kostot dhe shpenzimet e shkaktuara gjate procesit të përmbaruesit apo procesit gjyqësor me qëllim të respektimit dhe realizimit të obligimeve financiare.
Ju jeni te informuar dhe pranoni se gjenerimi i fatures elektronike eshte ekuivalente me hyrjen në marredheniën kontraktuale me xpuna.com, duke krijuar obligimin ligjor për të realizuar obligimet kontraktuale financiare.
Pas përfundimit të kohës për realizimin e pagesës së faturës, xpuna.com rezervon të drejtën e bllokimit, caktimit të qasjes së kufizuar në platformë deri në momentin e realizimit të pagesës. Dështimi në realizimin e pagesës, do të rezultoj me ndërmarrjen e veprimeve përmbaruese dhe ligjore të përcaktuara sipas ligjeve në fuqi në Republikën e Kosovës.
2.4. Publikimi i CVs / Njoftimet për rekrutim përmes platformës xpuna.com
Xpuna.com është platformë komunikimi në mes të vizitorëve, kandidatëve dhe kompanive të cilët janë përgjegjës për publikimin e njoftimeve në platformën xpuna.com (CV, Konkurset e punëve, baner reklamat etj). Ne rezervojmë të drejtën e largimit, ndryshimit, përmirësimit (pa njoftim dhe në çdo kohë) të atyre informatave, duke përfshirë bllokimin e përdoruesve apo kufizimin e qasjes. Këto veprime mund të nënkuptohen si veprime të ndërmarra në rastet e mosrespektimit të rregullave të përdorimit nga përdoruesi i platformës duke përfshirë dhe pasojat dhe obligimet ligjore që mund të dalin.
Përdoruesi është përgjegjës për informatat e publikuara. Në këtë aspekt, ju duhet të jeni të kujdesshëm me postimet, transmetimin e mesazheve përmes platformës xpuna që janë subjekt i këtyre kushteve dhe limiteve:
Duke u qasur dhe publikuar informatat në platformën xpuna, ju jeni të vetëdijshëm se pajtoheni dhe jeni përgjegjës dhe do të kompensoni xpuna.com për dëmet e shkaktuara si pasoj e postimeve, transmetimit të referencave apo mesazheve të cilat nuk janë në pajtim me kushtet dhe termat e përdorimit, të cekura më lartë.
Disa përdorues me qëllim të arritjes së qëllimeve të tyre të cilat bien në kundërshtim me kushtet dhe termat e përdorimit, mund të publikojnë informata të cilat nuk janë të sakta, korrekte apo agresive andaj është në përgjegjësinë e juaj që të bëni verifikimin e tyre para ndërmarrjes së çdo veprimi. Fotografitë e publikuara ndonjëherë mund të jenë të ndryshme me realitetin.
Ju qaseni në llogarinë tuaj në platformën xpuna.com përmes fjalëkalimit. Ju rekomandojmë që të mos ndani/publikoni fjalëkalimin tuaj tek të tjerët. Xpuna.com nuk do të kërkoj asnjëherë qasje në llogarinë e juaj. Tutje, ne ju rekomandojmë që të klikoni butonin “log out – Shkyqu” pas çdo sesioni përdorimi. Gjithashtu, ju rekomandojmë që të mbyllni shfletuesin (browser) pas përdorimit të platformës.
Këto këshilla kanë për qëllim largimin e personave të paautorizuar nga qasja në të dhënat personale të juaja.
Ju jeni përgjegjës për ruajtjen e konfidencialitet të të dhënave dhe fjalëkalimit tuaj. Ju jeni përgjegjës për regjistrimin dhe qasjen e llogarisë suaj, pa marrë parasysh se a është realizuar me apo pa autorizimin e juaj. Ju pranoni të njoftoni xpuna.com për çdo qasje pa autorizim në të dhënat e juaja dhe platformën xpuna.com. Ne nuk jemi përgjegjës moral apo material në rast se nga pakujdesia juaj shkaktohet dëmi dhe ekspozimi i të dhënave tuaja të sigurisë dhe personale.
Dizajnimi dhe informatat të cilat gjinden në platformën xpuna.com (si dhe të gjitha materialet të cilat ndërlidhen me xpuna.com) të dërguara përmes emailit, postuara në çfardo forme përmes (artikujve, dizajneve apo çfardo përmbajtje të cilës i referohemi si përbajtje e xpuna.com) është pronë intelektuale e xpuna.com dhe bashkëpunëtorëve të saj. Artikujt e publikuar në “Blog” mund të mos jenë e drejtë intelektuale e xpuna.com, në këto raste të drejtat intelektuale ju takojnë ekskluzivisht bashkëpunëtorëve të xpuna.com të cilët kanë realizuar ato.
Ju nuk mund të përdorni, riprodhoni apo lejoni ndonjë të përdorë apo riprodhojë materialet pa njoftim dhe leje paraprake nga xpuna.com dhe bashkëpunëtorët të cilët janë përgjegjës dhe pronarë të pronësisë intelektuale. Gjithashtu, është e ndaluar riprodhimi, publikimi në pjesë apo i plotë I informatave të kandidatëve të publikuara në profilin e tyre pa leje dhe njoftim paraprak nga xpuna.com
Ju mund të përdorni informatat dhe përmbajtjën e platformës xpuna.com vetëm për nevoja të kompanisë suaj, me qëllim për të cilin jeni regjistruar në platformën xpuna.com. Në asnjë formë apo mënyrë, leja dhe autorizimi i xpuna.com nuk mund të riprodhohet, modifikohet apo përdoret për qëllime komerciale apo jokomerciale.
Veprimet e cekura më poshtë nuk janë të lejuara përvec rasteve specifike dhe autorizimeve të shkruara me shkrim nga xpuna.com:
Çdo shfrytëzim i kontentit/përmbajtjes së xpuna.com për qëllime të tjera përveq atyre të cekura në këtë dokument është i ndaluar. Aplikimi dhe marrja e lejes për publikim/shfrytëzim të materialeve duhet të bëhet përmes emailit: [email protected]
Është gjithashtu e ndaluar përdorimi i mesazheve automatike duke përfshirë kodet, scripta, robot, aplikacione, bot, spider, crawler dhe / ose aplikacione kompjuterike /programe që stimulojnë aktivitete apo statuse të caktuara në xpuna.com me qëllim të rrezikimit të platformës, të dhënave personale, serverëve apo ngjajshëm për përfitime individuale apo për palë të treta.
Ne vlerësojmë shumë të rëndësishme privatësinë e përdoruesve dhe të dhënat e tyre personale. Politikat e privatësisë dhe aspektet se si kompania proceson me të dhënat përsonale të përdoruesve (përfshirë përfaqësuesit e kompanive që merren me rekrutim në punësim).
Duke mos harruar të theksojmë se sipas ligjeve në fuqi, kompanitë të cilat merren me ndërmjetësimin e kandidatëve në punë kanë një seri të drejtash si dhe obligimeve ligjore të cilat lidhen me mbrotjen e të dhënave personale të kandidatë në platformën xpuna.com.
ME RASTIN E REGJISTRIMIT DHE SHFRYTËZIMIT TË PLATFORMËS XPUNA.COM, PËRDORUESIT ME QËLLIM REKRUTIMI, JANË TË INFORMUAR DHE PRANOJNË SE DO TË RESPEKTOJNE TERMET DHE KUSHTET E PËRDORIMIT DUKE PËRFSHIRË MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE TË PARAPARA SIPAS LIGJIT NE FUQI.
Xpuna.com rezervon të drejtën e suspendimit, modifikimit, shtimit apo fshirjes së një pjese apo të gjithë përmbajtjen/informatën në çdo kohë. Gjithashtu, xpuna.com rezervon të drejtën e kufizimit të qasjes së një llogarie si të pjesshme apo të plotë.
Xpuna.com mundet me apo pa njoftim paraprak/formal apo pa arsyetim të veprimeve të suspendoj, bllokoj, modifikoj qasjen në platformën xpuna.com. Xpuna.com gjithashtu në rast se e vlerëson si të nevojshme të ndërprej ofrimin e shërbimit pa justifikim paraprak me apo pa njoftim paraprak.
Edhe përkundër faktit se synojmë korrekësi në publikimin e të dhënave në platformën xpuna.com, ne nuk garantojmë në raport me informatat e publikuara, korrektesinë, aktualitetin apo informatën e publikuar tek përdoruesit kandidatë apo përdorues me qëllim rekrutimi. Xpuna.com nuk duhet të jetë përgjegjësve perveq rasteve të përcaktuara sipas ligjit lidhur me dëmet eventuale që mund të shkaktohen morale apo financiare.
Xpuna.com nuk garanton vërtetësinë e informacionit, korrektësinë apo aktualitetin e informatave apo shërbimeve të publikuara në xpuna.com. Gjithashtu, xpuna.com nuk garanton se sistemet kompjuterike dhe programet e përdorura nga xpuna.com nuk përmbajnë viruse apo kode/sekuenca tjera me qëllim dëmtimi.
Ju pranoni dhe pajtoheni që të mos mbani përgjegjës platformën xpuna.com, aq sa ju lejon ligji, nga veprimet ligjore, kostot financiare apo mbulimin e shpenzimeve që mund të rezultojnë nga mosrespektimi i kushteve dhe termave të përdorimit.
Xpuna.com, bashkëpunëtorët, në gjeneral dhe publikuesit e informatave nuk mund të mbahen përgjegjës për çdo vonesë / ndërprerje të transmetimit si rezultat direkt apo indirekt i ngjarjeve të cilat nuk janë në vullnet dhe kontroll të xpuna.com. Ky përjashtim përfshinë por nuk limitohet në: dëmet dhe ndërprejtjet teknike të paisjeve, ndërprerja e qasjes në internet, mungesa e lidhjes telefonike, viruseve kompjuterike, qasjes së paautorizuar në xpuna.com, gabimet operative, grevat etj.
9.1. Ndërrimi i kushteve të përdorimit
Xpuna.com rezervon të drejtën që në baza periodike të rifreskoj kushtet dhe termat e përdorimit (Shembull: të modifikoj/ndryshoj në mënyrë që korrespondojë me ndryshimet ligjore apo ndryshimet në shërbimet e kompanisë). Përdoruesit do të njoftohen me ndryshimet dhe kërkohet pajtimi i tyre. Refuzimi për të pranuar, kushtet dhe termet e modifikuara do të rezultoj me ndërprejtjen e ofrimit të shërbimeve të platformës xpuna.com për kompaninë dhe përdoruesit nuk do të mund të përdorin shërbimet apo platformën xpuna.com
Disa nga shërbimet e xpuna.com mund të jenë subjekt i kushteve dhe termave tjerë të përdorimit, të cilat duhet të jenë në vend të dukshëm dhe të ofrojnë qasje para shfrytëzimit të shërbimit.
9.2. Reklamimi dhe përmbajtja nga palë të treta
Pjesë e përmbajtjës në xpuna.com do të jetë edhe përmbajtja e shfaqur nga palë të treta me të cilat xpuna.com ka bashkëpunim. Xpuna.com ofron banerë reklamimi për palë të treta të cilat shfrytëzohen për qëllime reklamimi. Xpuna.com nuk është përgjegjëse në asnjë formë për mesazhin apo kontentin e shfaqur në banerë. Xpuna nuk është gjithashtu përgjegjës për numrin e shfaqjes së këtyre banerëve dhe referencave.
9.3. Notifications / Njoftimet
Çdo njoftim drejtuar xpuna.com, duhet të jetë me shkrim përmes email, postës apo fax. Përveq rasteve kur përdoruesi tregon ndonjë ndryshim, njoftimi duhet të dëgohet në email adresat zyrtare, ku do të konfirmohet si i pranuar nga zyrtarët e platformës.
9.4. Liget në fuqi dhe juridiksioni
Të drejtat dhe obligimet e palëve të kësaj marrëveshje, si dhe të gjitha përgjegjësitë ligjore duhet të jenë në përputhshmëri me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës. Për kontestet eventuale të moszbatimit të kësaj kontrate, palët kontraktuese e pranojnë kompetencën e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Nese nuk keni llogari kliko këtu per tu regjistruar.