Politika e privatësisë për xpuna.com

POLITIKA E PRIVATËSISË

xpuna recruitment l.l.c (tutje: xpuna.com) është platformë inovative për ofrimin e shërbimeve të promovimit të shpalljeve të punës dhe facilitimin e ndërmjetësimit në punësim në mes të punëkërkuesit dhe punëdhënësit në Republikën e Kosovës.

Ne jemi të vendosur dhe me përkushtim të plotë që gjatë shfrytëzimit të platformës xpuna.com dhe shërbimeve tona të sigurojmë mbrojtjen e të dhënave personale të cilat i sigurojmë nga përdoruesit përmes platformës tonë ndërmjet formave të ndryshme të cilat regjistrohen, përpunohen dhe mbrohen në bazë dhe përputhje të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi.

Politikat e Privatësisë është dokument përmes të cilit rregullohet mënyra se si xpuna mbledh, ruan dhe përpunon të dhënat personale të shfrytëzuesve të platformës xpuna dhe shërbimeve të saj.

Dokumenti është përpiluar sipas Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, tutje (Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale) dhe përcakton kërkesat ligjore dhe detyrimet tona lidhur me respektimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Ju ftojmë që të lexoni të gjitha informatat në vazhdim në mënyrë që të informoheni lidhur me praktikat tona lidhur me përpunimin e të dhënave tuaja personale. Me rastin e regjistrimit dhe shfrytëzimit të platformës www.xpuna.com ju pajtoheni dhe jepni pëlqimin tuaj ndaj praktikave të përcaktuara në këto Politika.

xpuna recruitment l.l.c me bazë në Prishtinë, rruga Gustav Mayer nr.20, Numër Unik identifikues: 811399866 ka përcaktuar zyrtarin për mbrojtjen e të dhënave personale Labinot Bajgora, rr. Gustav Mayer nr.20, Prishtinë, Kosovë, [email protected], numri: +383 49 45 45 41.


Çfarë të dhëna personale mbledh dhe përpunon xpuna?

Ne procesojmë të dhënat personale si në vazhdim:

TË DHËNAT TË CILAT JU I PLOTËSONI gjatë krijimit të llogarisë suaj
Kur ju e krijoni një llogari dhe plotësoni profilin e juaj, ju plotësoni një numër të dhënash personale si Emri juaj, Mbiemri juaj, e-mail adresa, numri kontaktues, mosha, pozita brenda kompanisë etj.

Të dhënat nga kandidatët e regjistruar
Në profilin tuaj ju mund të inkuadroni një mori informatash si edukimi, eksperienca, shkathtësitë, gjuhët e huaja, linqet e rrjeteve sociale, fotografia, industria e preferuar përfshirë dhe CV-në.

Të dhënat e mbledhura apo gjeneruara si rezultat i shfrytëzimit të platformës xpuna
Ne pranojmë data lidhur me apo kur ju shfrytëzoni shërbimet e platformës xpuna marrë parasysh se keni freskuar apo nuk keni freskuar CV-në, keni aplikuar apo nuk keni aplikuar për pozita pune.

Ne gjithashtu përdorim cookies dhe teknologji të ngjajshme në platforma të treta për të identifikuar IP adresën, IP lokacionin, sistemin operativ, browserin.

Të dhënat e marra nga palë të treta
Ne pranojmë informata lidhur me vizitat e juaja dhe bashkëveprimin me shërbimet e ofruara nga entitete tjera kur ju shfrytëzoni shërbimet e ofruara nga palët e treta duke përfshirë baner reklamat, online chat apo teknologji të ngjajshme.

Në rastet e rekrutimit nga kompanitë rekrutuese, të dhënat mbledhen nga përgjegjësi i llogarisë.

PSE NE I PROCESOJMË TË DHËNAT E JUAJA?
Në vazhdim ju lutem gjeni informata lidhur me përpunimin e të dhënave të juaja dhe aspektin ligjor përmes të cilit bëhet procesimi i të dhënave.

Shfrytëzimi i shërbimeve nga punëkërkuesit

Në rast se ju dëshironi të shfrytëzoni shërbimet e ofruara përmes platformës xpuna.com, ju duhet të krijoni një llogari. Llogaria ju krijon qasje në një numër shërbimesh të dedikura për punëkërkues, siç është krijimi i profilit, aplikimi për punë, shikimi i shpalljeve të punës, marrja e informacioneve, kontaktimi nga punëdhënësit, pranimi i lajmërimeve për shpallje pune apo kërkesa nga punëdhënës potencial.

Në platformën xpuna mund të qasen gjithashtu edhe punëdhënësit vendor dhe ndërkombëtarë. Në rastin kur ju aplikoni për një pozitë pune në shpalljet e punëdhënësit të dhënat e juaja (profili juaj + cv) transferohet tek kompania në të cilën ju keni aplikuar.

Ne gjithashtu mund të përdorim një numër të dhënash për të ju propozuar dhe optimizuar sygjerime pune apo sygjerime për përmirësim të CV tuaj. Gjithashtu ne përdorim të dhënat e pranuara nga punëkërkuesit për të propozuar kandidatë për pozita të ngjajshme pune. Gjithashtu filteri ynë filtron punë dhe kandidatë në bazë të interesave të ngjajshme me qëllim të afrimit sa më afër në mes të punëkërkuesit dhe punëdhënësit.


Shfrytëzimi I shërbimeve nga punëdhënësit

Ne shfrytëzojmë të dhënat personale me qëllim të menaxhimit dhe krijimit të një marrëdhënie para bashkëpunuese me punëdhënësin e interesuar për shfrytëzim të platformës xpuna. Në rastin e llogarisë së punëdhënësit (personit të autorizuar fizik/juridik) supozohet shfrytëzimi i platformës për qëllime legjitime. Ne kemi interes për ofrimin e shërbimeve tona duke u bazuar në bashkëpunimin e ndërsjellë me punëdhënësin. Të drejtat dhe interesat e individëve nuk paragjykohen, pasi që nga ana e punëdhënësit procesimi i të dhënave është i domosdoshëm në kontekstin e zhvillimit e bashkëpunimit me personat të dhënat personale të cilëve ju transferohen / asocohen me llogarinë e punëdhënësit.

Gjithashtu, si interes legjitim, ne përdorim disa të dhëna personale të ndërlidhurta me llogarinë e punëdhënësit për të ndaluar abuzimet / keqpërdorimet e shërbimeve rekrutuese të platformës xpuna.com.

Menaxhimi i marrëdhënieve me klientin dhe përkrahja teknike
Ne procesojmë një seri të të dhënave personale me qëllim të menaxhimit të bashkëpunimit me përdoruesit e platformës xpuna, për shembull kur ne kontaktohemi lidhur me pyetje të ndryshme teknike apo kërkesa lidhur me funksionin e platformës xpuna apo kërkesa tjera lidhur me fuknsionalitetin, mangësitë apo mosfunksionimin.

Informimi përmes platformës
Përdoruesit mund të marrin informata të ndryshme nga ne, lidhur me shërbimet që ofrojmë (Shembull: Informata lidhur me shpalljet e punëve, marketingun, informatat lidhur me funksionimin e platformës etj). Në të njejtën kohe ne ofrojmë mundësi që përdoruesi të shkyç /rregulloj preferencat për marrjen e informacionit përmes platformës.

Dërgimi i informatave promovuese, ofertave nga platforma, shërbimeve, votime, pytësor apo për të komunikuar materiale tjera promovuese nga ne apo partnerët tanë. Ju gjithmonë mund të largoheni nga lista duke shkruar në [email protected] apo zgjedhur përmes preferencave tuaja në llogari tek opsione tjera.

Në rast se ne kemi pëlqimin e juaj për të ju dërguar informata, ne mund të mbledhim të dhënat dhe përpunojmë për qëllime marketingu dhe në kontekst të promovimit.

Analizimi i të dhënave dhe statistikave në platformën xpuna, cookies dhe teknologjitë e ngjajshme

Ne mund të përdorim të dhënat personale që japin përdoruesit apo që mbledhim në kontekst të shfrytëzimit të platformës me qëllim të analizimit të përformancës dhe statistikave nga shfrytëzimi i shërbimeve tona, duke përfshirë dhe si funksionon platforma, gjithmonë marrë parasysh interesin legjitim për të cilin shfrytëzohen këto të dhëna dhe në konfidencialitet të plotë. Të dhënat dhe statistikat e mbledhura kontribojnë në ngritjen e cilësisë dhe funksionimin më të mirë të platformës.

Ne gjithashtu shfrytëzojmë cookies dhe teknologji të tjera të ngjajshme për të realizuar analiza dhe statistika.

Qasja në platform përmes Facebook plugin

Kandidatët mund të qasen apo krijojnë llogari përmes shfrytëzimit të plugin Facebook përmes të cilit mund të qaseni përmes llogarisë suaj të facebook. Duke shfrytëzuar këtë karakteristikë, ju shfrytëzoni të dhënat tuaja publike (shembull: Emri, Mbiemri, Email adresa, Numri telefonit). Përdorimi i këtyre të dhënave është i nevojshem për të krijuar profilin e juaj.

Përpunimi i të dhënave në mbrojtje të së drejtës dhe interesit të përgjithshëm

Ne mund të procesojmë të dhënat personale për qëllime të krijimit, ushtrimit apo mbrojtjes së një të drejte ligjore para organeve kompetente, procedurave administrative apo procedura tjera formale në të cilat kompania është involvuar.

Kujt ja shfaqim të dhënat e juaja

Ne mund të shfaqim të dhënat nga llogaria juaj publike (Vetëm në rastet kur ju keni shfaqur pëlqimin përmes butonit, shfaqu në CV databazë) tek punëdhënës, persona apo palë të tjera të inkuadruara në ofrimin e shërbimeve, duke përfshirë komunikimin komercial ( siç janë qendrat për ruajtjen e të dhënave, sistemet e pagesave, email platformat si Google Mail) apo llogaritë e përdoruesve me qëllim rekrutimi; në rast se na duhet të shfaqim të dhënat për çfardo arsye ligjore, para autoriteteve ligjore, në rast se na kërkohet dhe lejohet sipas ligjeve në fuqi. Të dhënat personale gjithashtu mund të shfaqen edhe tek palë të treta të cilat përdorin teknologji inovative për mbledhjen e statistikave.


Si i ruajmë të dhënat ?

Ne ruajmë të dhënat e juaja personale për aq kohë sa është e nevojshme për të arritur qëllimin për të cilin janë mbledhur të dhënat fillimisht, duke respektuar rregullohen e brendshme mbi arkivimin e të dhënave.

Në përgjithësi, të dhënat nga profili i punëkërkuesit ruhet përderisa personi ka llogari në platformën xpuna. Të dhënat personale duhet të fshihen nëse kandidati kërkon që të deaktivizon/fshijë llogarinë apo minimum pas 5 vitesh nga data kur kandidati është bërë inaktiv.


Të dhënat nga llogaria e punëdhënësit (Personat fizik e autorizuar që të shfrytëzojnë platformën në llogari dhe për qëllim të punëdhënësit) duhet të ruhen përderisa platforma ka marrëdhënie bashkëpunimi kontraktuale dhe shfrytëzon shërbimet e platformës për qëllime legjitime dhe interes të përgjitshëm të punëkërkuesit dhe punëdhënësit.


Hapësirat e serverëve tanë janë të një sigurie të lartë dhe qasja e personelit është jashtzakonisht e kufizuar. Në rastet kur të dhënat ruhen jashtë nga vendet e ruatjes, ne marrim parasysh aplikimin e masave të përshtatshme përpara se informacionet të transferohen, duke respektuar dhe qenë në përputhje me masat e privatësisë.

Qasja në të dhëna nga ne apo ofruesit e tretë të shërbimeve të hosting, bëhet nën masat e sigurisë dhe konfidencialitetit të plotë.

Fjalëkalimi juaj me rastin e regjistrimit në platformë duhet të jetë konfidencial dhe i fshehtë. Ju lusim që të mos e ndani me palë të treta. Në rast se ju e bëni një veprim të tillë, atëherë ju jeni përgjegjës dhe e bëni këtë veprim nën përgjegjësinë e juaj. Kur ju jepni fjalëkalimin tuaj, atëherë përdoruesi tjetër do të ketë qasje në të dhënat e tuaja personale dhe CV.

Serverët tanë dhe platforma jonë është e pajisur me certificate SSL. Kur ju përpunoni, shfrytëzoni platformën të dhënat e juaja transferohen përmes një sesioni të sigurtë I njohur si HTTP-S ku “S” qëndron për siguri.

Ju jeni i vetëdijshëm se edhe tentativat tona maksimale dhe kujdesi ynë i vazhdueshëm nuk garanton se qasja dhe transmetimi i informatave është i sigurtë 100% nga viruset, softuerë me qëllime negativ.

Në rast të posedimit se siguria e platformës, llogarisë apo shërbimeve tona është nën rrezik, ju duhet të na njoftoni për qasjen e paautorizuar apo sulmet eventuale.

Ne do të ju njoftojmë në rast se platforma jonë është kompromentuar për shkak të shkeljes së privatësisë.

Çfarë të drejta keni si person me interes?
Ju keni të drejtë dhe ju njihen të drejtat në vazhdim:

a) E drejta në qasje
Ju mund të pranoni konfirmim nga ne se ne procesojmë të dhënat e juaja personale dhe qëllimin e analizimit të të dhënave personale.

b) E drejta në përmirësim/ndryshim të të dhënave
Ju mund të na kërkoni që të modifikojmë të dhënat e juaja të pasakta, në rast se është e nevojshme plotësimi i të dhënave jo të plota.

c) E drejta në harresë
Ju mund të kërkoni në çdo kohë të fshini të dhënat e juaja personale nëse: a) Nuk është më e nevojshme për qëllimin për të cilin keni hapur llogarinë, ju keni ndryshuar mendim lidhur me qasjen e juaj në platformë, janë keqpërdorur të dhënat e juaja, të dhënat duhet të fshihen në përputhje me legjislacionin përkatës.

d) Tërheqja e pëlqimit dhe e drejta në kundërshtim
Ju mund të kërkoni në çdo kohë të tërhiqen të dhënat e juaja nga përdorimi për qëllime promovimi/marketing dhe procesimi nga kompania për interesa legjitime.

e) Qasja e kufizuar
Ju keni të drejtë që të kontrolloni shfaqjen e të dhënave të juaja (Shembull: Tek profili juaj, ju kontrolloni përmes butonit (PO/JO) nëse dëshironi të shfaqeni në CV Databazë, ne të cilën edhe kompanitë e interesuara duhet patjetër të marrin pëlqim/autorizim paraprak për qasje dhe koha/numri i qasjes së tyre në platform është i limituar.

f) Ju keni të drejtë që të dërgoni sygjerime/ankesë tek personat përgjegjës
Ju keni të drejtë që të ofroni sygjerime/ankesa tek personat përgjegjes për platform apo edhe tek autoritetet vendore përgjegjëse.

Ndryshimi i politikës sonë për Privatësinë

xpuna rezervon të drejtën për të ndryshuar këtë politikë të Privatësisë, në mënyrë që ajo të përputhet me rekomandimet dhe kërkesat e fundit të ligjit për mbrojtjen e të dhënave, pa paralajmrim paraprak ndaj përdoruesve. Ky njoftim është ndryshuar me datë 28 Maj 2020.

Informatat lidhur me kompaninë (Kontrolluesin e të dhënave personale)
xpuna recruitment l.l.c, adresa: Gustav Mayer, nr.20, 10 000 Prishtinë Republika e Kosovës , +383 45 400 210 apo email: [email protected] / [email protected]

Autoritetet e Autorizuara
Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Rruga Luan Haradinaj, 10000, Prishtinë, Kosovë, Tel: +383 38 200 629, www.amdp-rks.com


XPUNA.COM
Kjo platformë është mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim përmes projektit të saj Rritja e Punësimit për të Rinj (EYE) i cili zbatohet nga Helvetas dhe MDA.
Privacy Policy