10 Mënyra qysh me i fitu 100€ ekstra në muaj
Disa para ekstra gjatë muajit janë të mirëseardhura gjithmonë. Veçse ju duhet të gjeni mënyra se si me i gjeneru ato të holla. Puna juaj e përditshme mundet me ju ndihmu me i pagu obligimet esenciale, mirëpo nëse angazhoheni me punu edhe diçka tjetër përveç punës tuaj të rregullt, kjo do t’ju sjell të mira e rehati në jetë. Prandaj ne po ju sjellim disa ide që do ju ndihmojnë të fitoni para ekstra gjatë muajit:
#Filloni një Blog
Blog-u ju mundëson të krijoni një brend personal , ku ju keni mundësinë të shkruani për pasionet tuaja apo tema të ndryshme që ju i cilësoni si të duhura. Definimi i temës kryesore për të cilën do të shkruani si psh.yoga, biznes, bukuri, vetura ju ndihmon të krijoni një audiencë e cila ndan të njëjtat interesa me juve. Një mënyrë e mirë për të fituar të holla përmes Blog-ut është”Affiliate Marketing”, vendosja e banerave në Web faqen tuaj, shkrimi i artikujve të sponsorizuar etj.
#Bëhuni Asistent/e Virtual/e
Një Asistent Virtual, është një asistent I cili punon nga shtëpia dhe ndihmon në fusha të ndryshme si në Administratë, Rrjete Sociale etj. Kërkesat nga ana e kompanive për Asistent Virtual i cili do të mund të ndihmonte në projekte të ndryshme janë në rritje. Si asistent virtual sa më tepër orë të punoni aq më tepër do të fitoni, varësisht nga aftësitë tuaja do të jetë edhe paga. Dy platforma ku ju mund të drejtoheni për të kërkuar punë si asistent virtual janë Upwork dhe Freelance.
#Gjej një punë me gjysmë orari
Okej, po besojmë që ju duhen të holla dhe ju tanimë keni një punë të rregullt dhe nuk ndiheni rehat të punoni online. Ju mund të filloni të punoni një punë me gjysëm orari dhe të siguroni një burim shtesë të parave. Duke marrë parasysh faktin që pas përfundimit të orarit në punën tuaj të rregullt ju mund të jeni të lodhur, një këshillë e vogël nga ne është që kur kërkoni punë me gjysmë orari të sigurohuni që të jetë me orar fleksibil. Një plaformë ku ju mund të drejtoheni për të kërkuar punë part time është Xpuna.com. Disa ide të punëve me gjysmë orari janë psh.shofer, kujdestar etj varësisht nga profesioni dhe hobitë që keni.
#Shisni gjësende
Një mënyrë e mirë për të fituar para është duke shitur gjësende të ndryshme në portale online të tregtisë në Kosovë. Nëse jeni serioz në këtë mision, ju poashtu mund të ju përkushtoheni këtyre gjësendeve duke ju realizuar foto me kualitet të lartë dhe përshkrim të duhur për rrjetet sociale, ku për pak kohë ju do të arrini të shisni shumë prej tyre. Ju mund të bleni produkte në depo me shumicë dhe ti shisni ato me një çmim të mirë i cili do ju nxjerr fitim. Ju gjithashtu mund të gjeneroni fitim duke shitur këto produkte në Merrjep.com apo në dyqane”Second Hand”etj.
#Krijoni një kurs online
Ju mund të krijoni një kurs online duke u bazuar në aftësitë dhe nivelin tuaj të ekspertizës. Varësisht se sa kohë investoni në këtë kurs, për një periudhë të shkurtër do të arrini të nxirrni një fitim të mirë. Gjatë COVID-19 një mënyrë e përhapur për të mbajtur kurse online është duke përdorur “Zoom” apo”Google Meet” etj dhe kësisoj nga shtëpia, pa pasur shpenzime shtesë, mund të nxirrni një fitim të mirë.
#Bëhuni influencues në Instagram
Duke u rritur shumë njerëz ëndërrojnë të bëhen të famshëm por pak angazhohen në atë drejtim. Fatmirësisht në ditën e sotme ju mund të ndërtoni një brend personal duke u bazuar në atë se çfarë dini të bëni. Ndoshta keni një stil të mirë të veshjes apo dini të gatuani mirë. Ju mund të hapni një llogari Instagram duke promovuar këto aftësi që posedoni. Nëse nuk ju pëlqen të jeni në qendër të vëmendjes ju mund të krijoni profilin tuaj në Instagram me foto profesionale që ju bëni apo në forma të tjera. Ju mund ti monetarizoni fitimet tuaja në Instagram në forma të ndryshme: përmes postimeve të sponzorizuara, apo duke shitur produkte në llogarinë tuaj etj.
#Menaxhoni rrjetet sociale të bizneseve të vogla
Shumë biznese të vogla kanë nevojë për menaxher të rrjeteve sociale sepse ata thjeshtë nuk kanë kohë apo ekspertizë që në mënyrë konstante të postojnë në rrjete sociale. Merrni vet iniciativë të ju shkruani bizneseve të vogla që ju njihni duke ju ofruar atyre një ofertë e cila do të ishte e përshtashme për të dyja palët. Kjo është një mënyrë e lehtë për të fituar pa marrë parasysh se ku jetoni.
#Bëhuni Trajner/e Personale
Gjeni klientë, të cilëve mund t’i ndihmoni t’i arrijnë qëllimet e tyre për sa i përket peshës dhe paraqitjes fizike. Krijoni plane të ushqimit apo ndërtoni programe të ushtrimeve, ku përmes tyre ju do të arrini të fitoni një shumë të admirueshme të parave.
#Mësojuni të tjerëve ndonjë instrument muzikor
Nëse dini të luani në gitarë, piano apo ndonjë instrument tjetër, konsiderojeni të punoni si mësues/e në zonën tuaj lokale, ku duke ushtruar pasionin tuaj ju do të fitoni para të mira ekstra. Bëni reklamë vetes përmes rrjeteve sociale dhe miqve tuaj.
#Bëhuni kuzhinier/e
A dini të gatuani aq mirë sa që shoqëria juaj ju cilëson si një kuzhinier shumë të mirë? Ju mund ta shëndrroni këtë aftësi në diçka fitim prurëse duke u bërë kuzhinier dhe duke pergatitur ushqim për njerëzit e tjerë. Ju mund të gatuani ëmbëlsira, ushqime tradicionale etj dhe lehtësisht mund të promovoni produktet tuaja përmes rrjeteve sociale apo duke ndërtuar një website dhe në këtë formë edhe të fitoni duke I shitur ato.