3 BIZNESE QË MUND TË FILLONI ME PAK PARA !
Padyshim se ju jeni një nga ata persona që keni menduar se çfarë biznesi mund të hapni në Kosovë me pak ose pa para fare. Libri “The Lean Startup” nga Eric Ries është zgjidhja për ju, i cili i ka mësuar mijëra personave se si të fitojnë të ardhura të mjaftueshme duke përdorur vetëm aftësitë e tyre të fituara apo të përvetsuara fare leht pa u munduar shumë.
Në vazhdim mund të lexoni disa nga këshillat dhe bizneset të cilat mund të filloni në Kosovë me pak ose pa para fare.
1) Shërbime të kontabilitetit
Patjetër se në familje, shoqëri apo komunitetin ku jetoni, ju njihni persona të tillë të cilët janë të angazhuar në ofrimin e shërbimeve të kontabilitetit për kompani të ndryshme. Një shërbim i tillë është lehtë i menaxhueshëm, ju krijon mundësi që të rritni numrin e klientëve dhe nuk kërkon një shkallë të lartë të kualifikimit. Në rast se keni përfunduar Fakultetin Ekonomik dhe keni ndjekur trajnime të kontabilitetit atëherë ju keni potencial dhe njohuri për të ofruar një shërbim të tillë.
2) Dizajn Grafik
Ky shërbim nuk kërkon nga ju diplomë e as kualifikime standard por kreativitet dhe shkathtësi në përdorimin e programeve kompjuterike. Si e tillë, teknikat dhe sekretet e këtij profesioni mund t’i mësoni online përmes videove të ndryshme në Youtube apo përmes trajnimeve falas në Cursera. Dita ditës shërbimet e dizajnit po bëhen esenciale për bizneset të cilat janë duke u kthyer online e që nuk pritet të ketë ndonjë rënje por vetëm zhvillim edhe më të shpejtë. Ky profesion është një nga profesionet më të kërkuara në botë.
3) Menaxhimi i rrjeteve Sociale
Me transformimin digjital në mbarë botën dhe adaptimin e saj rapid , një nga trendet globale dhe temave më të popullarizuara së fundi është menaxhimi i rrjeteve sociale. Në rast se ju mund të krijoni përmbajtje interesante, rrisni prezencën në rrjetet sociale, rrisni numrin e vizitave atëherë ju mund të keni një të ardhme interesante dhe të pasur. Nuk dini si të filloni? Fillo duke ndjekur trajnime online, video në youtube dhe ndjekur punë praktike në një nga agjencitë të cilat merren me ofrimin e shërbimeve të menaxhimit të rrjeteve sociale?
Keni njohuri? Atëherë është koha të materializoni këto njohuri.
Fillo nga rrethi shoqëror dhe komuniteti ku ju jetoni, identifiko bizneset të cilat mund të kenë nevojë për shërbimet e juaja dhe propozo një ofertë të pranueshme. Gjatë kësaj kohe pandemie, një strategji interesante dhe e pranueshme do të ishte edhe ndihma falas për disa muaj për kompani në mënyrë që të dëshmoni rëndësinë e shërbimeve të tilla
Në rast se keni njohuri apo ndërlidheni me ide propozimet e cekura më lartë, atëherë ju keni një mundësi biznesi në dorën e juaj.