Warren Buffett nuk jep këshilla dosido tek kushdo. Edhe përkundër ftesave të shumta për të qenë mysafir folës tek universitete dhe kolegje të ndryshme, këshillat e tij dhe menqurinë e tij preferon ta ndaj me ndërmarrës dhe pronarë të bizneseve të vogla.
Në moshën 85 vjeçare, Warren Buffett ndaj disa nga këshillat e tij më të çmuar që ai vet i mësoi gjatë karrierës së tij duke besuar gjithmonë në rëndësinë e gjinisë femrore në biznes.
1. Punësoni gjininë femrore
Buffett thotë që për pjesën më të madhe të historisë së Amerikës, gratë nuk kishin të njëjtat mundësi për të punuar si burrat, gjë që e kufizoi kombin nga arritja e potencialit të tij të plotë. Meqë Buffett ishte rritur së bashku me motrat e tij, 60 vite më pas, përderisa ai ishte duke biseduar me gruan e tij për rekrutim të një pozite pune, ajo i sugjeroi si zgjidhje një femër e cila ishte Charlotte Guyman, ku Buffett menjëherë pranoi dhe u shpreh se "Tani kemi gjashtë gra të suksesshme ku secila prej tyre është CEO të një kompani e rëndësishme si dhe kemi 3 nga 5 të rinjët e bordit të drejtorëve që janë femra”.
2. Kujdesuni për klientët tuaj
“Në qoftëse jeni trajtuar mirë nga dikush gjatë shërbimit që keni marr, ju gjithmonë do të ktheheni tek i njejti biznes apo person” tha ai gjatë shpjegimit të tij në lidhje me rendësinë që ka kujdesi ndaj klientëve. Një këshill tjetër e tij ka të bëj me atë se gjithmonë duhet t’i trajtojmë mirë punonjësit tanë pasi që ata janë ndërmjetësuesi tuaj shumë herë në raport me klientët andaj edhe ne duhet ti bëjm ata të ndjehen mirë.
3. Argëtohuni
"Në moshën 85
vjeç, unë vallzoj rrugës për në punë çdo ditë, këtë e bëj pasi që unë punoj atë
që e dua dhe me njerëzit që i dua dhe ka më mirë” ka thënë Buffett.
Çdoherë kur Buffett takohet me studentë të universiteteve të ndryshme, ai
gjithmonë i këshillon ata që të argëtohen në punë dhe ta gjejn pasionin e tyre,
ta gjejn punën që do ta kishin nëse nuk do të kishin nevojë për një punë. Nëse
nuk argëohesh aq shumë sa Buffett, edhe pse në moshën 85 vjeçare, atëherë nuk ja
vlen.