3 PYETJET MË TË SHPESHTA NË INTERVISTA
Nuk është sekret se secili nga ne ndihet i stresuar në momentet kur pranojmë emailin se jemi ftuar në intervistë. Ndoshta për faktin se sistemi ynë arsimor ka dështuar të na përgatitë apo dhe për faktin se nuk kemi eksperiencë të mjaftueshme dhe e ardhmja jonë është në pyetje.
Gjeni në vazhdim tri pyetjet më të shpeshta gjatë një interviste pune dhe se si duhet të përgjigjeni herën e radhës kur jeni në intervistë.
1) NA TREGONI MË SHUMË RRETH JUVE?
Padyshim nuk është e lehtë të livdoni vetën por besoj se keni ndëgju shprehjen ‘’Kush nuk e livdon vetën, ju kallt shpia’’. Shumica nga ne gabojnë kur fillojnë të flasin lidhur me nga vijmë, sa vjet i kemi, fakultetin që kemi përfundu, notën mesatare – informata të cilat tashmë punëdhënësi i ka për juve nga cv juaj.
“Ajo çfarë ju duhet të bëni është një prezantim mbi eksperiencat e juaja që ndërlidhen me punën/pozitën për të cilën keni aplikuar. Tregoni se ju me të vërtetë e dëshironi këtë pozitë pune, dhe diqka e tillë keni dashur qysh në fëmijëri”
2) PSE DUHET TË JU PUNËSOJMË JUVE?
Gabimi kryesor është se ne fokusohemi të japim përgjigje klishe, automatike të cilën as ju nuk e besoni e mbi të gjitha dallohet edhe nga zëri juaj se nuk është e vërtetë. Në rast se me të vërtetë i qëndroni fjalës së dhënë ajo çfarë ju duhet të bëni është të tregoni se:
- ju e kryeni punën me përkushtim
- ju arrini rezultate
- ju arrini të përshtateni me ekipin dhe kulturën e kompanisë
3) CILA ËSHTË ANA JUAJ E FORTË DHE DOBËT?
“Në rast se keni thënë se jeni më i/e mira apo se nuk keni anë të dobët” me shumë gjasë nuk jeni punësuar në atë pozitë/kompani. Kjo pyetje ka për qëllim që të vlerësoj se sa real dhe modest jeni në rend të parë dhe pastaj të vlersoj dhe përgjigjen që jepni.
Tek ana juaj e fortë, zgjidh disa dukuri të forta, të cilat lidhen me pozitën dhe disa që janë mbi të zakonshmen por më e rëndësishmja është ti lidhni me shembuj praktikë.
Unë punoj shumë!
Apo
“Ana ime e forte është vullenti për punë, për mua nuk ka rëndësi çfarë ore është apo a është ditë vikendi kur bëhet fjala për punë”
Tek ana juaj e dobët, tentoni të
jeni real dhe modest…
- Trego një dobësi që ju keni por që gjithmon trego me qasjen që jeni duke e përmirësuar
dhe me të vërtetë përmirëso atë dukuri.
Shembull të cilin shumë nga ne e theksojnë si pikë të dobët:
‘’Ana ime e dobët është gjuha angleze pasi që nuk e di mirë”
ja, se si do duhet të thuhej:
‘’Ana ime e dobët është gjuha angleze pasi që nuk e di mirë, por tashmë jam
regjistru në kurs si dhe kam fillu ushtrimet që të përmirsohem”
Tash që keni informata lidhur me disa nga pyetjet më të shpeshta që bëhen në intervista, ju propozojmë që të përgatisni me shkrim përgjigjet e juaja, merrni mendimin nga të tjerët, përmirësoni ato dhe pastaj mësoni deri në atë pikë kur tingëlloni natyral, flisni me bindshmëri dhe kuptoni se pas fjalëve duhet të qëndroni edhe me vepra.