4 arsye pse kompania juaj duhet të rekrutoj përmes xpuna recruitment?
Në tregun e sotëm, gjetja e kandidatëve profesionist dhe të përshtatshëm për kompaninë e juaj është jashtëzakonisht e vështirë. Për këtë arsye shumë kompani i drejtohen agjensioneve të specializuara të rekrutimit të cilat i ndihmojnë që të rekrutojnë kandidatin ideal për kompaninë e tyre.
A e keni edhe ju këtë sfidë? Atëherë gjeni në vazhdim 4 arsye pse xpuna recruitment është zgjedhja ideale për ju.
PUNËSONI KANDIDATIN MË SHPEJTË
Janë dy mënyra se si xpuna recruitment kursen kohën e kompanisë tuaj. Fillimisht, procesi i rekrutimit është proces që ju konsumon kohën. Duke bashkëpunuar me ne, ju kurseni kohën e stafit tuaj (Shpallje Pune / Vlerësime të CV / Ftesa në intervista / Pritje / Intervista / Refuzime / Gabime në përzgjedhje etj)
Së dyti, ne kemi CV databazën e profesionistëve dhe se këtë punë e ushtrojmë 24/7 duke siguruar qasje në kandidatë profesional në kohë më të shkurtë duke qenë më efikas në procesin e rekrutimit.
PUNËSO KANDIDATË PROFESIONAL
Përmirso procesin e rekrutimit dhe kualitetin e kandidatëve që rekrutoni. Ne padyshim se kemi një CV Databazë dhe rrjet të profesionistëve tek të cilët mund të qasemi me qëllim që të rekrutojmë kandidatin më të përshtatshëm për pozitën/kompaninë e juaj.
QASJE PROFESIONALE
Shumica e kompanive nuk kanë një person të specializuar brenda kompanisë që ka përgjegjësinë e rekrutimit të stafit dhe burimeve njerëzore andaj duke marrë parasysh se këto kompani kanë mungesa në ekspertizë dhe resurse për të rekrutuar kandidatin më të mirë atëherë zgjedhja më e mirë është bashkëpunimi me ne.
SIGUROHU QË STAFI I RI DO TË JETË STABIL
xpuna recruitment ofron edhe një siguri shtesë për kompaninë duke ju ofruar garanci 3 mujore se personi që kemi rekrutuar do të jetë stabil dhe respekton marrëveshjen e punës. Marrë parasysh se asnjëherë ne nuk mund të garantojmë 100%, në rastet kur kandidati largohet nga puna brenda 3 muajve atëherë xpuna recruitment do të ofroj shërbimet e ndërmjetësimit në punë pa pagesë ekstra.
E thënë shkurtë, bashkëpunimi me xpuna recruitment do të sjellë përfitime të shumta për kompaninë tuaj dhe do të ju kursej kohën që ju të fokusoheni në realizimin e detyrave më të rëndësishme për ju.
Keni pyetje shtesë? Na kontaktoni në [email protected] apo na telefononi 045 400 210.