7 MËSIME BIZNESI NGA PABLO ESCOBAR

Nuk është e zakonshme që kontrabanduesi më i madh i narkotikëve në shekullin e 20, të merret si shembull biznesi por padyshim se mund të  mësohet diqka nga ‘’El Padron’’ a.k.a ‘’Pablo Emilio Escobar Gaviria’, karteli i së cilit ridefinoj biznesin e narkotikëve.

Në asnjë formë e as mënyrë nuk mund të arsyetojmë e as nuk përkrahim natyrën e biznesit të tij, por nëse analizojmë jashta aspektit moral,  mund të theksojmë se prapa këtij biznesi ishte një njeri i cili kishte njohuri të mrekullueshme për depërtimin në treg, produkti/përshtatshmëria e tregut, menaxhimi i rrjetit të furnizimit, zgjerimin dhe shitjen që ka arritur të definoj rregullat e lojës.

Në pikun e suksesit të tij, Pablo Escobar ka shitur $20 milion dollarë në ditë, ku storie të ndryshme qarkullojnë se si ka harxhuar $2,500 vetëm në llastikë për mbjelljen e parave. Sipas Forbes, Escobar ishte personi i 7 në botë për nga pasuria në vlerë prej $25 Miliardë.

https://miro.medium.com/max/5760/1*L6-N-IVLFqn0CzK1aZGBWg.jpeg

Atëherë, çfarë ka bërë si duhet Pablo Escobar?

1. Produkti i mirë
Pablo Eskobar ka kaluar shumë sfida për të krijuar produktin më të mire në treg, ku brendi i tij u bë I njohur shumë shpejtë. Ai besonte se asnjëherë nuk duhej të zvogëlohej cmimi për të qenë konkurentë në treg. Përderisa produkti është kualitet, nuk ka nevojë të zbritet cmimi. Produkti do të shitete vet.

2. Identifiko tregje të reja
Escobar, shpejtë mësoj se kishte një produkt të mire dhe nga shitja në Kolumbi kaloj në anën tjetër të detit, në plazhet e Miamit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku e shiste për 50x më shtrenjtë.

3. Mjeshtro artin e distribuimit
Pas suksesit të Escobar në SHBA ishte një rrjetë i mirëfilltë distribuimi, si asnjë tjetër. Ky rrjet kishte Pilotë, Airoplanë, Airporta private dhe shumë rrugë e rrjeta qarkullimi.

4. Mbaj miqët afër ndërsa armiqët edhe më afër
Pablo bashkoj të gjithë konkurentët e tij me premtimin për fitime marramendëse dhe urrejtjes së përbashkët për qeverinë kolumbiane. Ai negocioi marrëveshje me konkurentët e tij kryesorë Cali Cartel si dhe imponoi një taksë kundrejtë tyre për rolin e tij në qëndrimin e qeverisë ndaj Ekstradimit.

5. Brendi
Një nga ëndrrat e parealizuara të Escobar ishte të bëhej President i Kolumbisë, për të realizuar këtë ai e dinte se duhet të krijonte një imazh publik pozitiv. Escobar gjatë kampanjës së tij elektorale, dhuronte para në lagjet e varfëra ku edhe media filloi ta quante Robin Hood i Kolumbisë.

- Ai nuk harroi nga vinte, duke ndihmuar ata në nevojë të cilët gjithmonë e mbështesnin.

6. Rrezikon shumë, Fiton shumë:
Fillimisht, Escobar kishte filluar me kontrabandimin e alkoolit dhe cigareve, por pas pak kishte kuptuar se nuk ja vlente barra qiranë në aspekt të rrezikut që kishte. Pas kalimit në biznes tjetër, fitimi i tij ishte 20,000% në raport me cigaret dhe alkoolin.

https://miro.medium.com/max/800/1*Kq_hyrHoDzOeDiifdz2WQg.jpeg

Qa po thu ti?

7. Planifikim i mirë, ekzekutim I mirëfilltë dhe fokus
Escobar kishte një dëshirë të pashuar që të bëhej i fuqishëm dhe famshëm. Nga geto e Bogota në një nga mendjet më të mëdha të botës së narkotikëve dhe krijimin e një pasurie të paimagjinueshme në proces.

Nuk e kishte problem se DEA dhe ushtria kolumbiane ishin duke e kërkuara, nuk e kishte problem se rivalët ishin gati të shfrytëzonin cdo mundësi për ta shkatërruar, nuk e kishte problem se vdekja ishte afër tij. Ai kishte një plan në mocion dhe besonte në të dhe askush do të ndalte atë nga ai plan.

Andaj, ja ku keni 4P e marketingut:
- Krijimi i një avantazhi kompetitiv,
- Inovacionin
- Fokusin në realizimin e objektivave dhe parimet bazë të çdo biznesi të mirë ndërtuar.

Ju ndoshta nuk do të jeni Eskobari i ardhshëm (Në fakt, urojmë që ky artikull të mos ju inspiroj të ndërmerrni vepra të jashtëligjshme) por padyshim se mund të filloni të ktheni në realitet ëndrrën tuaj biznesore, dhe fitoni ni kallabllak pare, përderisa realizoni atë.