9 Këshilla nëse po filloni punë të re
Mësoni fakte rreth kompanisë
Është në rregull që ju të bëni pytje paraprakisht. Ju mund të pyesni menaxherin e burimeve njerëzore çfarëdo pytje që ju konsideroni me rëndësi. Mësoni për orarin e punës, pagën, benefitet dhe çfarëdo informate tjetër me interes për juve.
Mos supozoni se i dini të gjitha
Askujt nuk do i pëlqente dikush që pretendon se i di të gjitha, veçanërisht dikush që ende nuk është njoftuar mirë me kompaninë. Dëgjoni me kujdes dhe adaptohuni, para se të filloni të jepni këshilla.
Mos hezitoni të pyesni apo kërkoni ndihmë
Ju duhet të ndiheni të lirshëm të pyesni çfarëdo pytje që juve ju intereson. Nga ju nuk pritet që të dini gjithçka, të gjitha do i mësoni me kohën.
Shkoni herët në punë dhe rrini sa rrinë të tjerët
Krijoni hapësirë për të shkuar më herët dhe qëndroni aq sa qëndrojnë edhe kolegët e tjerë. Duke kaluar kohë ekstra në hapësirën tuaj të punës do të rrisni nivelin tuaj të rehatisë rreth përgjegjësive të reja.
Krijoni një plan të zhvillimit profesional
Krijoni qëllime dhe objektiva të qarta se cilat aftësi po mendoni ti përvetësoni edhe më shumë në këtë punë. Poashtu hulumtoni se cilat trajnime apo kurse do ju mundësonin që të avanconi tutje në karrierë.
Ndërtoni raporte të mira
Ndërtimi i raporteve mund të jetë i vështirë si dhe takimi me njerëz të rinjë mund të jetë sfidues. Bëni më të mirën që të jeni sa më miqësor, kërkoni këshilla për të thyer akullin e komunikimit me ekip dhe ndërtoni marrëdhënie të mira.
Përpiquni të mos stresoheni
Mendoni për punën tuaj të re si hapin tjetër emocionues në karrierë. Nëse ju duket se keni stres, merrni frymë thellë, mblidhni veten dhe kujtoni që nuk është e thënë ti mësoni të gjitha përnjëherë.
Vendosni çka do veshni
Nëse ende nuk keni lexuar kodin e veshjes, pyesni se cila është paraqitja më e përshtatshme për këtë vend pune. Bëni gati disa opsione të veshjeve, ashtuqë të mos keni vështirësi për të vendosur se çka do veshni.
Shikoni politikat e kompanisë
Disa kompani janë në rregull nëse punëtorët e tyre postojnë në rrjete sociale apo përdorin telefon gjatë orarit të punës. Disa të tjerë kanë politikat e tyre që e ndalojnë një gjë të tillë. Gjeni çfarë është e pranueshme për kompaninë ku do punoni para se të filloni punën.