Disa këshilla për intervistën tuaj virtuale
Meqenëse shumë kompani gjatë kohës së COVID-19 vazhdojnë të rekrutojnë punonjës të rinjë, intervistat me telefon dhe video janë një zgjidhje mjaft e përhapur.
Çka është një intervistë virtuale?
Një intervistë virtuale, është një intervistë e cila zhvillohet në mënyrë elektronike, ndonjëherë përmes telefonit, por shpesh herë duke përdorur teknologji të tilla si: video konferenca dhe platforma të tjera të komunikimit online. Është esenciale si për punëdhënësin ashtu edhe për punëkërkuesin të mësojnë se si të perfeksionojnë procesin e intervistimit virtual.
Perfeksionimi i intervistës tuaj virtuale për të ulur ndikimin e COVID-19
Në qoftëse jeni në mes të procesit të kërkimit për punë, ka shumë mundësi që intervista juaj të mbahet virtualisht. Në vijim po paraqesim disa sygjerime të cilat mund t'i merrni në konsideratë:
1. Testoni pajisjet tuaja teknologjike para se të filloni
Një intervistë virtuale kërkon pajisje siq janë kamera dhe mikrofoni në kompjuterin tuaj, një program softuerik (Google Hangout apo Zoom) dhe lidhje të mira të internetit. Të paktën një ditë para intervistës tuaj virtuale, kontrolloni pajisjet tuaja teknologjike për tu siguruar që po punojnë në mënyrë efektive dhe mund të përdoren për të komunikuar efektivisht. Sygjerohet që 10-15 min para intervistës, të shikoni lidhjen e internetit si dhe të kyqeni në video takimin e planifikuar. Rregulloni zërimin dhe kamerën dhe sigurohuni që çdo gjë është në rregull për takimin tuaj.
2. Vishuni në mënyrë profesionale
Në një intervistë virtuale, ju duhet të visheni në mënyrën e njejtë se si do të visheshi në një intervistë sy më sy. Një gjë e tillë jo vetëm që do t'iu bëjë të dukeni më profesional dhe entuziast për pozitën, por gjithashtu do t'iu bëjë të ndiheni më të përgatitur dhe me vetbesim. Kur një intervistë mbahet nga një hapësirë si psh. shtëpia juaj, ju duhet të ndiheni po aq formal sa në intervistën që do të mbahej në zyrë.Nëse jeni të pasigurt rreth veshjes një kombimin rrobash këmishë, xhaketë e pantallona është një standard i mirë për t'u ndjekur.
3. Përgadituni paraprakisht
Si në çdo intervistë, ju do të arrini rezultatet më të mira nëse përgatiteni paraprakisht.Vetëm sepse gjendeni para kompjuterit nuk do të thotë të mbështeteni në aftësinë për t'i kërkuar shpejt përgjigjjet ose të mbështeteni në përgjigjje të shkruara paraprakisht. Ju duhet të përgaditeni në mënyrë që të jeni në gjendje të bëni një bisedë të natyrshme pa klikuar përreth ose pa lexuar nga ndonjë skriptë, e cila mund të duket e përsëritur dhe e panatyrshme.
4. Kufizoni shpërqëndrimet
Vendi më i mirë për të mbajtur një intervistë në shtëpinë tuaj është një hapësirë e qetë ku ka më pak shpërqëndrime. Zgjedhni një dhomë e cila është e pastër dhe duket profesionale ashtuqë intervistuesi të mund të fokusoi vëmendjen tek ju dhe jo tek ajo që gjindet rreth jush. Nëse nuk keni një hapësirë të dedikuar për zyrë, ju mund të përdorni dhomën tuaj të gjumit, tavolinën e kuzhinës etj. Përpiquni të poziciononi kompjuterin tuaj në tavolinë.
Tregoju njerëzve me të cilët ndani hapësirën se do të zhvilloni një intervistë. Në mënyrë të sjellshme shpjegoni se gjatë kësaj kohe, do të ishte mirë sikur në shtëpi të mbizotronte qetësi dhe të mos ketë shpërqëndrime.
5. Përdorni gjuhë profesionale trupore
Meqenëse intervista përmes telefonit apo videos kufizon mundësitë e komunikimit përmes gjuhës trupore, është e rëndësishme që të përdorni një gjuhë të qartë e profesionale trupore. Në qoftë se pranoni një pytje të papritur, sigurohuni të qëndroni të gatshëm për t'u përgjigjur.
Uluni drejt dhe sigurohuni që fytyra juaj është e pozicionuar në mes të ekranit. Është e rëndësishme që gjuha juaj e trupit të ju ndihmoj të ndërtoni një raport, poashtu gjeni mënyra të tjera për të shprehur entuziazmin tuaj, si psh. duke buzëqeshur dhe duke pasur kontakt me sy, në këtë mënyrë shprehni vetbesim.
6. Ndërtoni raport
Ndërtimi i raporteve është i rëndësishëm në çdo biznes sepse ju mundëson të diferencoheni nga të tjerët duke ndërtuar raporte personale me intervistuesin. Në intervistat sy më sy, entuziazmi juaj, gjuha trupore, shtrëngimi i duarve dhe bisedat e vogla para fillimit të intervistës ju ndihmojnë të ndërtoni raport me punëdhënësinë tuaj potencial.
Duke komunikuar virtualisht është e rëndësishme të gjeni mënyra për të ndërtuar raporte. Ju mund ta bëni këtë duke u përgatitur për të biseduar për një interes të përbashkët, duke pyetur se si ka qenë përvoja e intervistuesit me intervistat virtuale ose duke gjetur disa tema të tjera neutrale me anë të cilave mund të mësoni më shumë rreth intervistuesit.
7. Bëhuni autentik
Duke u intervistuar virtualisht, ju keni mundësinë e rrallë për të komunikuar në një mënyrë relaksuese, në një ambient familjar dhe ti tregoni intervistuesit se kush jeni ju dhe pse jeni kandidati më i mirë për këtë pozitë. Rekrutuesit do të shikojnë mënyrën se si shpreheni për të ju dëshmuar atyre se ju jeni kandidati më i mirë për këtë punë. Përdorni teknika të tilla si: gjuha e trupit, shprehjet e fytyrës, si dhe përgatitjet paraprake për të përçuar vetbesim dhe për të dëshmuar se pse pikërisht ju jeni kandidati më i mirë për këtë pozitë.
8.Dërgoni një email follow-up
Pas intervistës tuaj planifikoni të dërgoni një email të strukturuar mirë follow-up. Është një praktikë e mirë të dërgoni një email follow-up brenda 24 orëve të intervistës, duke falenderuar intervistuesin për kohën e tyre dhe duke i'u bërë të ditur se ju jeni në gjendje gatishmërie nëse ata kanë ndonjë pytje shtesë. Kontaktoni përfaqësuesit e Burimeve Njerëzore me të cilët keni qenë në kontakt në mëyrë që të merrni listën e email-adresave të intervistuesve.