HOROSKOPI JAVOR I KARRIERËS PËR 12.10-19.10

DASHI

Mar 21-Prill 20

Lëvizja e dy planeteve të mëdha do të rris mundësinë e një marrëveshje të madhe biznesore e cila do të vijë si rezultat i negociatave dhe komunikimit të vazhdueshëm me ta. Gjithashtu, gjatë mesit të javës një marrëveshje tjetër e rëndësishme poashtu do të materializohet. Do të jeni të motivuar t’i rrisni shitjet. Mund të hasni në presion gjatë këtijë procesi por duhet të keni durim.

DEMI

Prill 21- Maj 21

Për shkak të disa krizave personale në fillim të javës mund të jeni të stresuar dhe fokusi juaj mund të mos jetë në nivelin e dëshiruar. Sidoqoftë, gjatë mesit të javës do të jeni në gjendje të performoni normalisht në punë. Mos bëni përpjekje të ndërmerrni risk të panevojshëm apo të adaptoni ndonjë praktikë joetike të punës, sepse praktikat e tilla gjithmonë kanë përfundim jo të mirë.

BINJAKËT

 Maj 22-Qershor 21

Do të keni një performancë të mrekullueshme gjatë javës. Vetëm se ju duhet të keni më tepër durim dhe të vazhdoni të punoni shumë, ashtu që të arrini rezulatate. Mund të keni një shtytje të madhe këtë javë për të ndryshuar standardet e sjelljes dhe ndoshta të menduarit, gjë që do të ndikoj pozitivisht tek ju. E enjtja dhe e premtja do të jenë me fat për çdo marrëdhënie profesionale që ndihmon kompaninë të avancoj tutje.

GAFORRJA

Qershor 22-Korrik 22

Mund ta gjeni sfiduese arritjen e target grupeve për shitje. Poashtu pranimi në kohë i të mirave nga ana e klientëve mund të paraqitet si problem, por ju në çdo moment duhet të tregoheni të durueshëm. Idetë mund të ju ikin nga duart, nëse nuk i diskutoni me kolegët tuaj. Është e rëndësishme të gjeni gjuhë të përbashkët me bashkëpunëtorët tuaj dhe koleg sidomos gjatë të hënës dhe të martës. Çdo punë që lidhet me komunikim ose tregti do ta rris energjinë tuaj në punë.

LUANI

Korrik 23-Gusht 23

Mund të ju shqetësoj rritja e konkurencës. Duhet të bëni përpjekje që kualiteti i produkteve dhe të mirave të ofruara tek klientët të jenë në nivel sa më të lartë. Bashkëpunëtorët tuaj mund të jenë shumë të dobishëm në ndërtimin e raporteve të reja të bashkëpunimit me biznese. Bëni më të mirën tuaj për të transformuar ndonjë dobësi tuajën në diçka pozitive që do ju sjell rezultate në punë.

VIRGJËRESHA

Gusht 24- Shtator 22

Mund të ju duhet të punoni shumë për të arritur rezultate të kënaqshme. Disa udhëtime disa ditore biznesore mund të ju sjellin rritje në shitje dhe gjatë javës ka gjasë të ju ofrohet një ngritje në detyrë apo pagë. Bëni çfarë të mundeni për të inkurajuar kolegët tuaj të punës të arrijnë rezultate poashtu. Kjo është një javë e fuqishme që ju të përparoni në punë, por që gjatë punës ju duhet të ballafaqoheni me disa zhgënjime ose me disa vonesa.

PESHORJA

Shtator 23-Tetor 23

Është e rëndësishme të përqendroheni në detyrat dhe përgjegjësitë të cilat i keni kuptuar qartë, dhe të pysni rreth atyre të paqarta. Nëse po hasni probleme në mes javë, mos supozoni se është faji i një personi ose organizate të veçantë, vetëm përpiquni t’i zgjidhni ato. Edhe pse do të bëni përpjekje të vazhdueshme të nënshkruani ndonjë marrrëveshje të madhe, mund të përfundoni duke mos arritur këtë qëllim për momentin. Por keni durim dhe do t’i arrini rezultatet e dëshiruara me kalimin e kohës.

AKREPI

Tetor 24-22 Nëntor

Kjo është një javë e fuqishme për të komunikuar në situata kur doni të ndikoni te të tjerët. Marketingu, marrëdhëniet me publikun, ose fushatat politike do të përfitojnë nga energjia juaj. Kjo është një javë që do ju karakterizoj me energji dhe intensitet të lartë. Ju mund të bëni shumë gjëra, por nuk jeni imun ndaj sfidave ose goditjeve emocionale andaj keni kujdes se si reagoni. Mundohuni të jeni të durueshëm ndaj reagimeve negative të njerëzve të tjerë.

SHIGJETARI

23 Nëntor-21 Dhjetor

Kjo mund të jetë një javë fantastike për juve për sa i përket rritjes në biznes dhe në karrierë. Shumë punë do të finalizohen në mënyrë të sukseshme gjatë kësaj jave. Kaloni pak kohë këtë javë duke analizuar metodat tuaja të punës dhe komunikimit ashtuqë të vëreni nëse ka diçka që mund të përmirësohet.

BRICJAPI

22 Dhjetor-20 Janar

Ju duhet të jeni të qetë dhe të relaksuar gjatë javës sepse keni mundësi të nënshkruani gjatë javës një marrëveshje me një klient prestigjioz. Ky rezultat do ju mbush me entuziazëm dhe motivim për punë. Është e rëndësishme të përpiqeni t’i shikoni gjërat edhe nga këndvështrimi i klientit për të arritur më tepër rezultate në punë.

UJORI

21 Janar-18 Shkurt

Mund të provoni metoda të ndryshme për të tejkaluar kufinjët e shitjeve. Ndjenja të forta pozitive dhe negative mund të ju kaplojnë, e që mund të jenë mjaft shpërqëndruese gjatë kësaj jave në punë. Përpiquni të mos ndikoheni shumë prej tyre. Jepni maksimumin tuaj të jeni sa më profesional. Ndikimet planetare do të jenë në favorin tuaj.

PESHQIT

19 Shkurt-20 Mars

Mos provoni punë me nivel të lartë të riskut këtë herë. Nuk keni nevojë të dëshproheni, për një kohë të shkurtër do të arrini rezultate të kënaqshme në punë. Është e rëndësishme që të diskutoni me koleg se çfarë po punoni secili, ashtu që të jeni më produktiv. Jeni të qartë për atë që dëshironi në fund të javës dhe do të jeni në gjendje të hartoni planin më të mirë për të arritur ato rezultate.