Kjo është mënyra se si Elon Musk e gjen kur dikush e gënjen në intervistë
Punësimi i stafit të ri në kompani është proces I cili duhet të zgjedhet në mënyrë intelegjente, sidemos në rastet kur ju krijoni kompaninë tuaj. Në anën tjeter, ne gjithmonë dëshirojmë të dijmë se si biznesmenët më të suksesshëm veprojnë në situate të tilla.
Në këtë kontekst, Elon Musk themelues i Tesla dhe SpaceX i bën disa pyetje kandidatëve për të vlerësuar shkathtësitë e tyre për të zgjedhur problem dhe identifikuar nëse janë duke gënjyer. Punëdhënësit theksojnë se nëse nuk përgjigjen në pyetjen e parë sinqerisht atëherë është shumë e vështirë për kandidatët që të mbajnë konsistencë gjatë bashkëbisedimit.
Sipas CNBC, Musk i pyt kandidatët lidhur me një nga problemet/sfidat më të vështira që kanë pasur në jetën e tyre dhe si e kanë tejkaluar atë problem/sfidë. Sipas punëdhënësve ata që kanë zgjedhur problemin, kanë njohuri deri në detaje dhe tregojnë lidhur me problemin/sfidën ndërsa ata që gënjejnë e kanë problem që të tregojnë rastin në mënyrë bindëse deri në fund.
Mos të harrojmë se Elon Musk ka theksuar gjatë World Government Summit 2017 se për të nuk është e domosdoshme që kandidatët të kenë kualifikime apo diploma por të kenë arritje përgjatë jetës së tyre.
E njejta qasje e Elon Musk ka qenë edhe përgjatë rekrutimit të një inxhinieri për GigaFabrikën e tij në Berlin ku ka postuar në Twitter se si të aplikojnë.
Source: Entrepreneur.com