Pse shitja është ndër aftësitë më të rëndësishme në biznes?
Pa marrë parasysh se sa vjeç jeni apo në çfarë faze të jetës gjindeni, të keni të zhvilluara aftësitë e shitjes është diçka që do të ju nevojitet në tregun e punës. Me ditë me shit është sekret në vete, sekret I cili zbulohet ngadalë prej profesionistëve të kësaj lëmie duke ndjekur programet e posaqme për këtë profesion.
Ja 5 arsyjet se pse duhet të investoni në programet profesionale të shitjes:
1.Rritja e të ardhurave.
Departamenti I shitjeve është departamenti kryesor I gjenerimit të ardhurave në çdo organizatë. Në kohën kur të gjitha kompanitë po përpiqen të fitojnë vëmendjen e konsumatorit, përgjegjësia mbetet tek shitësi, që ai të ofroj produktin e duhur në kohën e duhur. Për organizatën, ofrimi I programit profesional të shitjes ndaj stafit të tyre, ju siguron atyre që nuk do të humbasin kohë në përmirësimin e gabimeve potenciale që stafi mund të bëjë, por ky program do I aftësoj ata në raport me çdo klient.
2. Mundësi të hapura për punë apo vetpunësim
Aftësitë e shitjes hyn në mesin e aftësive të transferueshme dhe të cilat mund ti aplikoni në cilindo rol apo pozitë që do të angazhoheni në karrierë. Duke nis nga fakti që jo të gjithë kandidatët të cilët I përvetsojnë këto aftësi synojnë të punësohen në ndonjë organizatë ekzistuese. Një numër I konsiderueshëm I tyre aspiron botën e biznesit, andaj në biznes një aftësi që gjithsesi duhet poseduar është shitja.
3. Përmirësim I aftësive komunikuese, prezentuese dhe negociuese.
Shitja nuk është aq e thjesht sa mund të ju duket, në vete përfshin hulumtim paraprak, njohuri të gjithanshme, aftësi të mira komunikuese dhe prezentuese. Andaj një investim I juaji në”Shitje dhe shërbim ndaj Klientit” është shumë I dobishëm edhe në zhvillimin e aftësive të tjera më se të nevojshme për punë. Koncepti I të shiturit ka ndryshuar dhe bota e shitjes tani po kërkon një mentalitet krejtësisht të ri. Andaj për të përcjellur këto ndryshime është I nevojshëm një edukim I mirëfillt I cili është një hap me kohën.
4. Kuptoni mendjen e konsumatorit.
Pa e kuptu arsyjen se çka I shtyn njerëzit me ble produktin, është pothuajse e pamundur për shitësin të mbyll marrëveshjen. Një edukim profesional rreth shitjeve do të ju mundësoi të kuptoni arsyjet psikologjike që I shtyjnë njerëzit me ble. Ky kuptim I sjelljes konsumatore mund të ju ndihmoj të krijoni një ambient ku konsumatorët do të kenë besim dhe rehati të blejnë nga ju.
5. Imazhi I brend-it.
Personat e shitjes janë fytyrat përfaqësuese të çdo kompanie. Duke qenë fytyra e kompanisë ku punoni, çfarë ju thoni dhe mënyra se si e thoni krijon një përshtypje në mendjen e konsumatorit. Një program I duhur profesional I shitjes do ti mësonte shitësit se si të ndryshojnë sjelljet në mënyrë që të lënë një përshtypje afatgjatë në mendjen e klientit dhe të ndërtojnë një imazh të mirë për kompaninë.
Fatmirësisht në vendin tonë ekziston një program profesional I shitjes, I cili ofrohet nga European College of Kosovo e që posedon një planprogram të zhvilluar sipas standardeve europiane, me ligjërues që kanë më tepër se 20 vite përvojë në këtë lëmi.
Vendet janë të limituara, andaj për më tepër informata, thirrni dhe regjistrohuni në 038 22 28 28, 044 97 28 28, 049 87 28 28.