Qysh thot populli “Rrena i ka, kamt e SHKURTA”
Kur aplikon për punë, ki kujdes sepse çdo informacion që thua është lehtë i verifikueshëm!
CV-ja është hapi i parë interaktiv me burimet njerëzore të një kompanie dhe në rast se dëshiron të keni shance më të mëdha punësimi atëherë ju duhet të jeni të sinqertë dhe shkruani të vërtetën në CV-në tuaj.
Çfarë ju duhet të shkruani në CV-në tuaj është eksperienca profesionale, kohëzgjatja dhe natyra e punës lidhur me pozitën. Disa nga “NE” me qëllim që të jenë një hap më afër punës, preferojnë që të fusin informata jo të sakta apo me raste të lulëzojnë titujt e punës, përgjegjësitë apo edhe kohën e qëndrimit në kompani.
Mos harro, Kosova është e vogël dhe kompanitë kanë njohje në mes vete dhe kur kjo ndërlidhet me eksperiencën që kanë me shumë lehtësi mund të dallohen informacionet e pasakta të paraqitura në CV dhe në shumicën e rasteve qysh në intervistë shihet se diçka nuk është në rregull.
Çka duhësh me pas kujdes kur përpilon CV tuaj?
Nëse dëshiron të keni shansa më të mëdha për punësim atëherë ju duhet të fokusoheni në editimin, formatin dhe përmbajtjen e CV-së tuaj.
Përderisa ju jeni duke i kushtuar rëndësi formatit të CV-së në anën tjetër rekrutuesi është duke i kushtuar rëndësi gabimeve apo mospërputhjes në mes të viteve të diplomimit dhe eksperiencës së punës, pozitave të punës, punës praktike dhe kohëzgjatjes në punë.
Kur ju aplikoni për punë, përshtypja e parë e kompanisë krijohet pasi të jetë vlerësuar CV juaj nga personi përgjegjes, andaj më së miri është që ju të vendosni veten në këpucat e tjetrit dhe vlerësoni veten tuaj. Në rast se është lehtë e kuptueshme, të përfaqëson ty, tregon për vlerën që mundesh me sjell në kompani, keni rekomandime për të vertetuar përformancën e kaluar atëherë jeni në rrugën e duhur.