PUNËSIMI I FAMILJARËVE MUND TË PËRMIRSOJ BIZNESIN TUAJ
Një nga gjërat e mira kur punësoni një të afërm është fakti se tashmë keni një lidhje mirëbesimi dhe me shumë mundësi e keni të qartë mbi aftësitë e tyre dhe se a mund të përshtaten me biznesin e juaj. Gjithashtu familjarët mund të kujdesen më shumë për mbarëvajtjen e biznesit, sidemos në rastet kur ata mund të jenë përfitues dhe udhëheqës të biznesit në të ardhmen.
KUR PUNËSIMI I FAMILJARËVE NA KUSHTON!
Në rast se ju nuk i trajtoni familjarët e juaj barabartë me stafin tjetër të kompanisë, i lejoni të vijnë vonë në punë apo të shkojnë më herët, i promovoni ata para stafit të kualifikuar atëherë do të krijoni një kulturë organizative toksike e cila mund të dëmtoj biznesin e juaj.
Gjithashtu rrezikoni të prishni marrëdhënien e juaj me të afërm jashtë punës në rastet kur punësimi i të afërmeve nuk shkon sipas planit. Andaj është vitale që të diskutoni me të afërmit e juaj para se të punësoni ata, duke sqaruar se marrëdhënia në punë dhe ajo private janë të ndryshme.
SI TË PUNËSONI NJË TË AFËRM APO FAMILJARË?
1) BËNI PYETJET E DUHURA
A kanë interesin dhe pasionin për të punuar për kompaninë? A i përshtatet pozita shkathtësive dhe interesave të tyre? A janë me të vërtetë të përshtatëshm për këtë pozitë pune, apo thjeshtë dëshironi ta ndihmoni? Diskutimi duhet të jetë i dyanshëm, ku të dy synoni të gjeni përgjigjet dhe merrni një vendim që është fitimprurës për të dy.
2) VLERËSO PERSONALITETIN
Përsonaliteti është kryesor kur punësoni dikë. Informatat për të afërmin e juaj, ju vendosin menjëherë në pozitë të favorshme ku mund të vlerësoni. Përderisa nevojiten një shkallë e njohurive teknike, janë aftësitë e buta të cilat duhet të vlerësohen sikur aftësitë ndërpersonale, stili i komunikimit, procesi i të menduarit dhe intelegjenca emocionale që mund të krijoj mendim pozitiv apo negativ.
3) PËRCAKTO RREGULLAT
Çdo kompani mund të fuknsionoj vetëm përmes rregullave dhe respektimit të tyre nga e gjithë stafi. Para se të punësoni një të afërm sigurohu se i keni sqaruar rregullat, vlerat dhe kulturën e punës brenda kompanisë e cila duhet të respektohet nga të gjithë.
4) MERR VENDIMIN E DUHUR
Në rast se përfundoni duke punësuar të afërmit e juaj, ju duhet ti mbani përgjegjës dhe siguroheni se pritshmëritë e juaja si dhe puna e tyre është brenda standardit të kërkuar.
Një i afërm i cili është produktiv dhe është brenda standardit të punës gradualisht do të pranohet dhe vlerësohet edhe nga të tjerët për vlerat që sjell në kompani dhe jo vetëm sepse është i afërm i ‘’ Shefit’’