Ndërmarrja prodhuese Ginza është themeluar në fillim të vitit 2006 me kapital 100% privat dhe në pronësi të një pronari të vetëm. Selia e ndërmarrjes është buzë rrugës magjistrale Prishtinë – Pejë në fshatin Grabanicë. Ginza aktivitetin e vet prodhues e realizon në sipërfaqe të mbyllur prodhimi prej 500m2 dhe sipërfaqe të hapur prej 3000m2. Aktiviteti kryesor i kësaj ndërmarrje është prodhimi dhe montimi i dyerve dhe dritareve nga PVC dhe alumini si dhe prodhimi dhe montimi i fasadave strukturale nga alumini.
Apliko tani! Ju mund të jeni pjesë e kompanisë tonë!