Numri Kontaktues
Website
https://mod.rks-gov.net/?page=1,1
Ministria harton dhe zbaton politikat e përgjithshme shtetërore të mbrojtjes në nivelin strategjik, si dhe ushtron funksionet e kompetencat e saj, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.
Ministria e Mbrojtjes është organ shtetërore i përbërë nga nëpunësit civilë dhe personeli ushtarak i FSK-së.
Ministria ka strukturën e saj, të organizuar në drejtori, departamente, sektorë, njësi dhe zyra që sigurojnë funksionalizimin dhe përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të saj.
Misioni, kompetencat dhe detyrat e Forcës së Sigurisë së Kosovës
Forca e Sigurisë së Kosovës mbron sovranitetin dhe integritetin territorial, qytetarët, pronën dhe interesat e Republikës së Kosovës. Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë ushtarake multietnike, profesionale, e armatosur dhe e autorizuar për të shërbyer në vend dhe jashtë vendit, në pajtim me kompetencat e dhëna kushtetuese dhe ligjore.
Detyrat e përgjithshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë:
1. Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës;
2. Mbështetja ushtarake autoriteteve civile;
3. Pjesëmarrja në operacionet ndërkombëtare.
Apliko tani! Ju mund të jeni pjesë e kompanisë tonë!