Detajet e kompanisë

N.T.G. Blendi

2 Pozita
Prishtinë

Kategoritë:

Reklamim, Grafikë / Web Dizajn / DTP, Marketing, Prodhimtari, Print / Publikime, Shitje

Email

Numri Kontaktues

038 223 120

Website

http://blendi-ks.com/

Foto Galleria

Rreth Kompanisë

Shtypshkronja Blendi, është themeluar në vitin 1990, nga Shaip Rama në Prishtinë. Mbi dy dekada përvojë pune dhe harmonia në mes dhjetëra punëtorëve, ka bërë që kjo shtypshkronjë të ofrojë profesionalizëm të plotë për klientët e saj. Besimi dhe frekuentimi i madh, ka bërë që ”Blendi” të mos mbetet vetëm me një hapësirë pune në kryeqytet, por të zgjerohet edhe me librarinë (Prishtinë) dhe të hap një degë të saj në Lipjan. Me anë të pajisjeve Heidelberg, Roland, Xerox, Laner, Richo, Mimaki etj., mundësohet që të ofrohen të gjitha llojet e shtypit me avancim të lartë profesional, si : katalogje, kalendarë, postera, libra, broshura, revista, fletëpalosje, banera, folje vetëngjitëse, bilborda, reklama 3D, lapsa, shkrepësa, vizitëkarta etj. Numri i madh i makinave, që arrinë me dhjetëra sosh dhe numri i madh i punëtorëve nuk ka paraqitur problem për punë efektive në shtypshkronjë për shkak të hapësirës së madhe në dy lokalet e shtypit, në Prishtinë (800m2) dhe në Lipjan (4000m2). Shkathtësia dhe vullneti për punë tek Shtypshkronja ”Blendi”, ka bërë që të tërheq vëmendjen e shumë institucioneve dhe kompanive të ndryshme të cilat veprojnë në Republikën e Kosovës. Kështu, kjo shtypshkronjë bashkëpunon me institucionet e mëdha dhe të rëndësishme në vend, si: Aeroporti Kombëtar “Adem Jashari”, Postë-Telekomunikacioni i Kosovës (PTK), Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNDP), si dhe kompanitë e biznesit: ProCredit Bank, NLB Bank, KEP Bank, Korporata Meridian, McFood, Koral Dairy, Delfin, Golden Eagle, Vitaminka, Hotel Swiss Diamond, Hotel Sirius etj.

Rreth Kompanisë

Themeluar1990
Numri Stafit51-200

Kompani të ngjajshme

Pozita të hapura pune

Apliko tani! Ju mund të jeni pjesë e kompanisë tonë!