Numri Kontaktues
+383 45 10 11 22
Website
https://trafikurban-pr.com/
“Institucion i besueshëm për qytetarët duke ofruar shërbime sa më efikase të transportit publik dhe vazhdimin e reformave duke aplikuar praktikat më të mira evropiane.”.
Ndërmarrja ndër vite !
Për shkak të rëndësisë së veçantë që ka ky shërbim, Komuna e Prishtinës ka filluar organizimin e transportit publik më datë 01.04.1976, kur dhe u themelua si Ndërmarrje Publike Komunale “Trafiku Urban”.
Pas luftës së vitit 1999, Ndërmarrja është regjistruar si subjekt afarist pranë administratës së përkohshme të OKB-së me datë 22.06.2000 dhe është ri-regjistruar me datën 22.06.2004 pranë Ministrisë për Tregti dhe Industri të Kosovës , si dhe Lejen e Punës të lëshuar nga Drejtoria e Ekonomisë dhe Zhvillimit të Komunës së Prishtinës.
Më pas bazuar në Ligjin nr.04/L-111 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr.03/L-087 të datës 30.05.2012 për Ndërmarrjet Publike, Komuna e Prishtinës ka themeluar N.P.K“Trafiku Urban” si Shoqëri Aksionare.
Misioni
Ofrimi i shërbimeve cilësore ndaj qytetareve në transportin publik është misioni ynë që N.P.K Trafiku Urban të jetë:
· Ndërmarrje e strukturuar mirë për të dhënë shërbim efikas të Transportit Publik.
· Në shërbim të qytetareve, të ofrojmë informata rreth operimit të autobusëve në linjat përkatëse dhe linjat në përgjithësi.
· Të ngritet niveli i shërbimit dhe kapaciteteve.
· Të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik të vendit.
Objektivat dhe Qëllimet
Objektivi kryesor është që të krijojmë një sistem të integruar të transportit urban, duke ju ofruar qytetarëve të Prishtinës me rrethinë shërbime cilësore
Përcaktimi i qëllimeve dhe aktiviteteve përkatëse për realizimin e tyre:
· Organizimi – koordinimi i resurseve njerëzore dhe materiale për realizimin e qëllimeve të parashtruara.
· Mënyra me të cilën menaxherët ndikojnë te stafi i tyre për sigurimin e kryerjes së aktiviteteve kryesore.
· Kontrolli, identifikimi dhe korrigjimi i devijimeve eventuale nga qëllimet e planifikuara: kontrolli përmes buxhetit, krahasimi i rezultateve të arritura me ato të planifikuara dhe ndërmarrja e veprimeve të nevojshme në sferat ku dallimet janë të mëdha, duke bërë krahasime prej një periudhe në tjetrën.
Fokusi ynë është:
· Ngritja e kapaciteteve profesionale për mirëmbajtje të autobusëve dhe kujdes te veçantë për asetet e ndërmarrjes.
· Sistemi i integruar me informacion rreth burimeve njerëzore, informacione financiare, operative, etj.
· Vazhdohet promovimi i mundësive të barabarta të punësimit për femra dhe minoritete.
· Analizimi i potencialit prej të hyrave nga marketingu
– Krijimi i strategjisë së marketingut
– Krijimi i planit të marketingut
– Zhvillimi i marketingut përmes autobusëve tanë në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.
· Analiza e situatës – shqyrtimi i performancës operative të flotës aktuale të autobusëve (51 autobusë).
· Trajnimi i ngasësve (shoferëve) për performancën e tyre operative (zvogëlimi i shpenzimeve, kujdesi ndaj aseteve dhe rritja e efikasitetit
· Vlerësimi i performances se konduktorëve dhe analizimi i rezultateve.
· Shkëmbimi i praktikave më të mira, mbikëqyrja, trajnimi, motivimi i kondukterëve për të arritur performancë më të mirë.
· Trajnimi i punonjësve me theks të veçantë në kujdesin ndaj klientit, komunikimin dhe cilësinë e shërbimit.
Bashkpunëtorët tanë
Objektivi: Të arrijmë bashkëpunim të kënaqshëm me bashkëpunëtorët tanë, duke siguruar interes reciprok dhe realizim të qëllimeve tona!
Nëpërmjet arritjeve të misionit, vizionit dhe objektivave tona, përfitojnë në radhë të parë direkt qytetarët. Një sistem i mirë i transportit publik është thelbësor për zhvillimin urban.
Kemi marrëveshje të nënshkruar me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Pikërisht nga kredia të cilën e realizuam nga BERZH-i, N.P.K. “Trafiku Urban”SH.A. u furnizua me 51 autobusë nga kompania çeke “IVECO BUS”.
Është nënshkruar Kontrata për Shërbime Publike (angl. PSC) me Komunën e Prishtinës për shërbime të transportit publik, kontratë kjo shumë e rëndësishme për stabilitetin financiar të TU dhe mundësi reale për arritjen e objektivave të TU.
Apliko tani! Ju mund të jeni pjesë e kompanisë tonë!