Kompania Oberal L.L.C me seli në Fushë Kosovë shpall konkurs për pozitën:
Pozita:
- Agjent i Shitjes
- Operator Prodhimi
- Shofer
Agjent i Shitjes
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Detyrat:
- Gjen Klientë të ri ne sektorin të cilin punon dhe sigurohet që shërbimi ndaj klientëve te jetë në nivelin më të lartë.
- Bën përgatitje para daljes në teren, vendosë qëllimet për secilën vizitë, dhe përcakton prioritet gjatë vizitave;
- Bën prezantimin, dhe shitjen e produkteve në terrenin përkatës,
Kualifikimet:
- Kandidati duhet të jetë i motivuar për të arritur objektivat si dhe duhet të ketë prirje për të shitur;
- Aftësi të shkëlqyera të shitjes dhe negocimit;
- Nivel të lartë të integritetit dhe motivit personal;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
- Patentë të vozitjes, kategoria B.
Operator Prodhimi
Kërkohet shfrytëzim i njohurive teknike, përshtatje e shpejtë me detyrat e punës, menaxhim të mirë të kohës dhe zgjidhje efektive të problemeve në departamentin përkatës.
Përshkrimi i detyrave të punës:
- Punonjësi para se të filloj punën, kontrollon se makina a është në rregull;
- Punonjësi kujdeset qe te mirëmban makinën sipas udhëzimeve nga mbikëqyrësi,
- Punonjësi pranon detyrat nga mbikëqyrësi si dhe raporton në baza ditore/javore për procesin e punës,
- Punonjësi i cili operon me makinë, gjatë kohës kur punon makina, nuk guxon të largohet nga makina, apo të përqendrohet jashtë punës së makinës;
- Punonjësi gjatë orarit të punës kujdesët që të mirëmbahet vendi i punës
- Kryen edhe punë të tjera sipas nevojës dhe prioriteteve te përcaktuara nga mbikëqyrësi i prodhimit
Edukimi dhe kërkesat tjera profesionale:
- Të ketë të kryer shkollën e mesme;
- Të jetë i gatshëm për pune ekipore;
- E preferueshme të ketë së paku 1 vit përvojë pune profesionale;
- Fleksibil dhe i përgatitur për tu adaptuar me ndërrimet eventuale
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar aplikacionin dhe CV-në në e-mail adresën:
[email protected] ose mund të vini të zyre dhe të plotësoni aplikacionin për punësim.
Adresa Dëshmori pn, Miradi e Epërme (afër Xhamisë), Fushë Kosovë,
Kandidatet të cilat i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.