Detajet

Agjent i Shitjes, Shofer

5 Pozita
Industria:
Transport / Distribuim, Administrativ / Logjistik
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Pejë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:
B, C

Deadline:
23 June 2024

Përshkrimi

KORPORATA RUGOVE është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove

Të gjithë të interesuarit që duan të bëhen pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në Pejë. Pozitat e hapura janë:

AGJENT I SHITJES
SHOFER - kat. B 
SHOFER - kat. C

DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:
AGJENT I SHITJES
-
Është përgjegjës për shitje ambulantive në rajonin dhe pikat e caktuara paraprakisht.
- Krijon rrjet të ri të shitjes.
- Ruan klientët ekzistues dhe gjen klient të rinj.
- Viziton pikat e shitjes sipas planit.
- Zgjeron rrjetin e distribuimit për produktet/brendet ekzistuese dhe ato të reja.
- Promovon dhe bën shitjen e produkteve të kompanisë.
- Si dhe bën punë të tjera sipas nevojës dhe/apo kërkesës së menaxhmentit lidhur me pozitën e punës.

SHOFER (kat. B & C)
-
Transporton mallrat e korporatës në territorin e Republikës së Kosovës.
- Është përgjegjës për mallrat gjatë transportimit të tyre.
- Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
- Vozit automjetet e korporatës si dhe është përgjegjës për automjetet që i drejton. 
- Mirëmban automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT
-
E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në pozitën e kërkuar në këtë konkurs.
- Për pozitën Shofer kat. B & Agjent i shitjes, të ketë patent shofer kategoria B.
- Për pozitën Shofer kat. C, të ketë patent shofer kategoria C.
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
- T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
- Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE
-
Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
- Ambient profesional dhe motivues.
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
- Mundësi të përparimit në karrierë.

SI TË APLIKOHET
Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre përmes e-mail adresës [email protected] duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.

Afati i fundit për aplikim është data 23 qershor 2024, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë. Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

Galleria