QUARANTA shpall konkurs për pozitën: Agjent i zhvillimit të tregut (në terren)
Vendi i punës: Prishtinë
Kompania GM Albania L.L.C., e regjistruar në ARBK me numër identifikues 811365750, me qendër në Prishtinë, është përfaqësuese ekskluzive e brendit të njohur italian të kafes “Quaranta” dhe produkteve të saj premium.
Prej më shumë se 5 vitesh, kompania operon me sukses në tregun e Kosovës, duke u zgjeruar në të gjitha regjionet e saj.
Përshkrimi i pozitëPozita e Agjent i zhvillimit të tregut ka për qëllim ndërtimin e partneriteteve të reja me subjekte që ushtrojnë aktivitet në sektorin e Hotelerisë, Kafeneve, Restoranteve, Pompave të Karburantit dhe Supermarketeve. Kandidati do të jetë përgjegjës për identifikimin e mundësive të reja bashkëpunimi, zhvillimin e marrëdhënieve afatgjata dhe promovimin e brendit “Quaranta” në terren.
Kualifikimet e kërkuara:- Eksperiencë në fushën e HORECA (Hoteleri, Restorante, Kafene)
- Obligative eksperienca e njohjes me përfaqësuesit e lokaleve dhe bareve në terren (JO SHPERNDARES I KAFES)
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuese
- Orientim drejt rezultateve dhe aftësi për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme
- Patentë shoferi (Kategoria B)
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe dinamike në terren
Kompania ofron:- Pagesë të kënaqshme + bonuse motivuese
- Mbështetje nga stafi teknik dhe marketingu i kompanisë
- Baza materiale dhe logjistike për punë në terren
- Mundësi për bashkëpunim afatgjatë dhe avancim profesional
Aplikimet:Dërgoni CV-në tuaj përmes butonit të mëposhtëm ose në adresën e emailit:
[email protected]