Detajet

Agjent Tregtar & Prezantues/e mjekësor/e

4 Pozita
Industria:
Shitje
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Gjakovë, Prizren, Pejë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Fillestar (<2 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
10 July 2024

Përshkrimi

Kompania “Nika Pharm Sh.p.k” - Prishtinë, shpall:

KONKURS
Agjent tregtar
– Rajoni: Pejë-Prizren-Gjakovë – 2 pozita pune

Përgjegjësitë për agjent tregtar: të posedojë patent shofer kategoria B

Prezantues/e mjekësor/e – 2 pozita pune

Për rajonin:
- Pejë
- Gjakovë dhe Prizren

Përgjegjësitë për prezantues mjekësor:
- Prezantimi i produkteve tek profesionistët shëndetësorë.
- Të ndjekë ecurinë dhe mbarëvajtjen e këtyre produkteve në treg në vazhdimësi.
- Vizita të rregullta në barnatore.
- Analizon prezencën e produkteve në treg (konkurencën, çmimet, promocionet, marketingun)
- Të përpilojë raporte të rregullta.

Kualifikimet:
- Fakulteti i Mjekësisë dhe Farmacisë dhe Fakultete ku i përfshirë në kurrikulë është marketingu dhe shitja.
- Kandidatet me përvojë pune si Prezantues/e mjekësor/e, kanë përparësi;
- Të jetë komunikativ/e, të jetë i/e vendosur dhe të ketë vetë-iniciativë;
- Të ketë aftësi bindëse në prezantim;
- Të posedojë patent shofer, kategoria B;

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në e-mail adresën: [email protected]

Galleria