A je person komunikues, energjik dhe i interesuar për shitje dhe patundshmëri?
Ekipi i Anem Real Estate po zgjerohet dhe jemi në kërkim të agjentëve të rinj që duan të ndërtojnë karrierë në industrinë e patundshmërive.
Çfarë do të bësh?
- Komunikim me klientë dhe pronarë të pronave.
- Prezantim dhe promovim të pronave.
- Organizim të vizitave në terren.
- Ndihmë për klientët gjatë procesit të blerjes, shitjes ose qiradhënies.
- Bashkëpunim me ekipin e marketingut dhe administratës.
Çfarë kërkojmë?
- Aftësi të mira komunikimi dhe negocimi.
- Qasje profesionale dhe përgjegjësi në punë.
- Dëshirë për të mësuar dhe për t'u zhvilluar.
- Patentë shoferin, kategoria B.
- Përvoja në shitje ose patundshmëri është bonus, por jo kusht.
Çfarë ofrojmë?
- Trajnim dhe mentorim profesional.
- Ambient modern dhe ekip ambicioz.
- Mbështetje të plotë nga marketingu dhe administrata.
- Mundësi reale për të ardhura të larta bazuar në performancë.
- Karrierë në një nga kompanitë më të njohura të patundshmërive në Kosovë.
Konkursi është i hapur deri më 20.06.2026.
Bëhu pjesë e ekipit që po formëson të ardhmen e tregut të patundshmërive në Kosovë