Detajet

Agjentë të shitjes & Merchandisers

4 Pozita
Industria:
Shitje, Merchandising
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
21 January 2025

Përshkrimi

Konkurs për pozita të hapura
Kompania Vizioni MZII shpall konkurs për plotësimin e pozitave të reja pune në ekipin tonë. Ne jemi një kompani distribuimi e produkteve ushqimore për territorin e Kosovës, dhe aktualisht kemi nevojë për:
  • 2 Agjentë të shitjes (Sales Agents)
  • 2 Merchandisers 

Detyrat dhe përgjegjësitë:
Për Agjentët e Shitjes (Sales Agents):
  • Të zhvillojnë dhe mbajnë marrëdhënie të forta me klientët ekzistues dhe të kërkojnë mundësi për fitime të reja
  • Të identifikojnë nevojat e tregut dhe të ofrojnë produktet e duhura për klientët
  • Të arrijnë objektivat e shitjeve të vendosura nga kompania
  • Të mbikëqyrin procesin e porosive dhe sigurimin e një shërbimi cilësor për klientët

Për Merchandisers:
  • Të vendosin dhe riorganizojnë produktet në dyqane dhe pika të shitjes për të siguruar një prezencë të mirë dhe tërheqëse
  • Të monitorojnë dhe raportojnë mbi stoqet e produkteve në markete/dyqane
  • Të sigurojnë që produktet të jenë në gjendje të shkëlqyer dhe të prezantohen sipas standardeve të markës
  • Të mbështesin agjentët e shitjes për të arritur qëllimet e përbashkëta

Kualifikimet e nevojshme:
Për Agjentët e shitjes (Sales Agents):
  • Eksperiencë pune në shitje ose distribucion është një avantazh
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negociatash
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup
  • Njohuri të mira të tregut të produkteve ushqimore në Kosovë
  • Leja e vozitjes është e detyrueshme

Për Merchandisers:
  • Eksperiencë pune në merchandising ose shitje është një avantazh
  • Aftësi organizative dhe të komunikimit
  • Dëshirë për të mësuar dhe për të punuar në terren
  • Leja e vozitjes është e detyrueshme

Ofrojmë:
  • Ambient motivues dhe i përshtatshëm për zhvillim profesional
  • Kulturë pune e orientuar nga bashkëpunimi dhe kreativiteti
  • Punësim të plotë dhe mundësi rritjeje profesionale
  • Trajnime dhe mundësi zhvillimi
  • Paga konkurruese dhe bonus bazuar në performance
  • Mjedis dinamik dhe mbështetës për rritje personale

Si të Aplikoni: Aplikacionet (CV-të) mund të dërgohen në adresën tonë të emailit: [email protected]
Afati i aplikimeve është deri më: plotësimin e vendeve të punës
Vetëm kandidatët që do të kalojnë në fazën e përzgjedhjes do të kontaktohen për intervistë.
Vizioni MZII është një punëdhënës i mundësive të barabarta dhe inkurajon aplikimet nga të gjithë individët.

Galleria