Detajet

AML / CFT and Compliance Officer

1 Pozita
Industria:
Juridik / Ligjore, Finance / Accounting
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Fillestar (<2 Vjet)
Gjuhët:
Shqip, Angleze
Patenta e shoferit:

Deadline:
20 April 2021

Përshkrimi

Titulli: AML/CFT and Compliance Officer
Kompania: Velanis Kosova sh.a.
Orari: I plotë
Afati i aplikimit: Deri më 20 prill 2021


Velanis Kosova është një kompani e fokusuar në industrinë e financave dhe teknologjisë e cila po funksionon dhe po i zhvillon veprimtaritë e saja në Republikën e Kosovës. Velanis Kosova sh.a. shpallë konkurs pune për këtë pozitë:

AML / CFT and Compliance Officer: Koleg’ja ose kolegu yne i ardhshëm duhet të ketë njohuri të thellë te ligjeve dhe të rregulloreve të Republikës së Kosovës, që perkufizojnë procedurat e kontrollit të shpërlarjes së parave. Poashtu, të ketë eksperiencë në krijimin e sistemit të monitorimit të transakcioneve, dhe të verifikojë nëse ato janë në pajtueshmeri me Ligjet e Republikës së Kosovës, dhe Regulloreve adekuate.

Kualifikimet:
- Diplomë universitare ose më të lartë në rrafshin juridik.
- Njohuri të shkëlqyera të ligjeve dhe rregulloreve kundër shpërlarjes së parave
- Minimum një vit eksperiencë në fushën e AML/CFT (Anti Money Laundering / Combating the Financing of Terrorism) në sektorin bankar ose financiar.
- Preferohet të jetë i certifikuar si një AML/CFT specialist nga ndonjë institut ose organizatë çertifikuese.
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese në gjuhën shqipe dhe angleze
- Aftësi të mira ndërvepruese dhe bashkëpunuese ekipore.
- Njohuri të shkelqyeshme në Microsoft Office.
- Aftësi të shkathëta organizative, i/e vëmendshëm në detaje, i/e përkushtuar, ambicioz/e dhe energjik/e. 

Përgjegjësitë:
- Të konfirmojë vërtetësine e klientëve gjatë hapjes së llogarive, dhe të verifikojë nivelin e rrezikut kur hapet një llogari e klientit.
- Të vlerësojë aktivitetet e kompanisë në mënyrë që të përcaktoj nivelin e rrezikut
- Të zbatojë ligjet e Republikës së Kosovës, regulloret në fuçi, si dhe politikat dhe rregulloret e kompanisë kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
- Të ndërmarrë masa mbrojtëse kundër krimeve financiare në kompani
- Të zbuloj transaksionet e dyshimta
- Të raportoj tek menaxhmenti i kompanisë për transaksionet e dyshimta.
- Të informoj dhe t’i trajnoj stafin e kompanisë në politikat dhe procedurat e parandalimit të shpërlarjes së parave dhe krimeve financiare.

Të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në dhe një letër përcjellëse në emailin [email protected]

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme