Detajet

Analist Kredie për NVM dhe Mikro Biznese

1 Pozita
Industria:
Banka
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Gjakovë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip, Angleze
Patenta e shoferit:

Deadline:
22 August 2022

Përshkrimi

KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE
Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:

Analist Kredie për NVM dhe Mikro Biznese
  • Dega Gjakovë (1 vend pune)

Detyrat dhe përgjegjësitë:
-
Mirëmban portofolion dhe marrëdhëniet me klientët ekzistues të bizneseve dhe njëkohësisht krijon mundësi të reja bashkëpunimi me klient të rinjë të bizneseve;
- Të njohë nevojat dhe mundësit e zhvillimit të bizneseve;
- Në krijimin e portofolios të bizneseve, ka njohuri të mira rreth funksionimit të biznesit;
- Inicion dhe kompleton aplikacionin për shërbime kreditore, analizon/verifikon informacionet dhe përgatitë pasqyrat financiare ku të njëjtat  i prezanton para Menaxhmentit të Degës dhe Zyrës Qendrore;
- Përpilon dhe ofron rekomandime për bashkëpunim afatgjatë me klientët  ekzistues dhe të  rijnë, duke ofruar  të gjitha shërbimet kreditore dhe jo kreditore bankare;
- Mirëmban kualitetin e portfolios dhe në mënyrë efektive ndërmerr hapa te nevojshëm në parandalimin e vonesave. Në të kundërtën, bazuar në politikat në fuqi inicion hapa të menjëhershëm për të identifikuar arsyen e mos pagesës dhe përkushtohet që pagesa të kryhet sa më shpejt të jetë e mundur;
- Participon në evente të ndryshme marketingu, dhe trajnimet e organizuara nga banka të dizajnuara për të zhvilluar dhe avancuar aftësitë profesionale të kreditimit dhe sistemit bankar në përgjithësi;
- Obligohet te arrije objektivat e caktuara, menaxhon vonesat, provizionet dhe shërbimet e ofruara përmes Cross Selling(p.sh. Pagat, eBanking, POS, Kartelat etj);
- Është plotësisht i njohur me Politikat dhe procedurat kreditore, dhe ka njohuri kompjuterike të cilat kanë të bëjnë me punën e tij.
- Përgjegjës për raportim në risk operacional konform procedurave në fuqi;
- Përmbush objektivat, zbaton dhe respekton Politikat, Procedurat dhe të gjitha aktet e aplikueshme në Bankën Ekonomike;
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;

Kualifikimet ;
-
Fakultetin Ekonomik, ose Administrim të Biznesit;
- Njohuri të mira të produkteve bankare;
- Preferohet dy vite përvojë pune bankare në sektorin relevant;
- Të jetë i gatshëm për punë në teren;
- Nivel i pranueshëm i gjuhës angleze;
- Aftësi të mira të menaxhimit të kohës dhe arritjes së objektivave;
- Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikuese.

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.
Afati i aplikimit është deri më datë 22 Gusht 2022 ora 16:00.
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme