Detajet

Anëtarë në Bordin e Drejtorëve të NPL "Kuzhina Qendrore" Sh. A

4 Pozita
Industria:
Post publik / Shtetëror, Personel i kualifikuar
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
19 August 2020

Përshkrimi

Në  bazë  të  dispozitave  të  nenit  5,  paragrafit  5.2  të  Ligjit  nr.  03/L-087  për  ndërmarrjet  publike (“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës”, me 31/15 qershor 2008), Vendimit të Kuvendit të Komunës,  Vendimit  të  Kryetarit  të Komunës  për  emërimin  e  anëtarittëKomisionit  komunal  të aksionarëve  për  Ndërmarrjen  Publike Lokale“Kuzhina  Qendore”  Sh  A  dhe  Vendimit  të  dt. 03.08.2020  të Komisionit Komunal të Aksionarëve për shpalljen e konkursit, Komisioni komunal i aksionarëve për “Kuzhina Qendore” SHA, bën shpalljen e:   K O N K U R S  I T

Për zgjedhjen e 4 anëtarëve në Bordin e Drejtorëve të NPL“Kuzhina Qendrore” Sh. A. Prishtinë


DREJTORËT E BORDIT TË NDËRMARRJES PUBLIKE KOMUNALE, NUMRI DHE MANDATI I TYRE
 Ndërmarrja Publike Komunale “Kuzhina Qendrore” Sh. A., Prishtinë –4 drejtorë;
 
Mandati i drejtorit të zgjedhur nga ana e Komisionit Komunal të Aksionarëve është tri (3) vjet.
 
 KOMPENSIMI I DREJTORËVE TË NPL”KUZHINA QENDRORE” SH.A. PRISHTINË
 
Kompensimi i drejtorëve të bordit të NPL ”Kuzhina Qendrore” do të bëhet në pajtim me dispozitat e nenit 20, paragrafi 20.2 të Ligjit 03/L-087 për ndërmarrjet publike
 
 KUALIFIKIMET DHE PËRGATITJA PROFESIONALE
Sipas nenit 17, pika 17.3 të Ligjit për ndërmarrjet publike, një kandidat për t’u zgjedhur drejtor në Bordin e drejtorëve të NPL KZHduhet t’i plotësojë këto kushte:
-të  jetë  person  që  ka  integritet  të  njohur,  duke  marrë  parasysh,  ndër  tjera,  çfarëdo  shkelje materiale të detyrave fiduciare që mund të ketë bërë ky person ndaj cilitdo person tjetër;
-të ketë përgatitje superiore;
-duhet  ose  (i)  të  ketë  së  paku  pesë  (5)  vite  përvojë –së  paku  në  një  nivel  të  lartë  të menaxhmentit  në  fushën  e  administrimit  të  biznesit,  financave  korporative,  financa, menaxhim  i  thesari,  banka,  konsulencë  në  biznes  ose  industri  ose  nga  një  fushë  tjetër  e shkencës  ose  njohurisë  e  cila  ka  të  bëjë  me  veprimtarinë  afariste  të  NP-së;  ose  (ii)  për  së paku  pesë  (5)  vite,  të  ketë  qenë  kontabilist  publik,  jurist  i  kualifikuar,  ose  anëtar  i kualifikuar i një profesioni tjetër i cili ndërlidhet ngushtë me veprimtarinë afariste të NP-së

KUSHTET
 
Kandidati ka të drejtë të zgjidhet në Bordin e NPL KZH, nëse:
 -nuk ka qenë i dënuar dhe nuk është nën hetime nga një gjykatë kompetente;
 -nuk ka shkelur kodin etik, apo standardet e sjellës profesionale, përveç nëse një dënim i tillë është ndryshuar nga një gjykatë ose organ tjetër i ankesave; -nuk ka bërë përgënjeshtrime materiale nën çfarëdo dëshmie nën betim; 
 -nuk ka qenë në post menaxhues të ndonjë kompanie që ka falimentuar gjatë dhjetë (10) vjetëve tëfundit.
 Kandidati nuk mund të zgjidhet drejtor në Bordin e NPL KZH, nëse:
  -aktualisht  është  zyrtar  (në  kuptim  të  nenit  21  të  Ligjit  për  Ndërmarrjet  publike),  menaxher  i ndërmarrjes përkatëse, ose cilësdo nga filialet e saj; 
 -ka  shërbyer  si  menaxher  indërmarrjes  publike  përkatëse,  ose  cilësdo  nga  filialet  e  saja  brenda pesë (5) vjetëve të kaluara; 
 -aktualisht  ka,  ose  gjatë  tri  (3)  viteve  të  kaluara  ka  pasur  çfarëdo  marrëdhënie  materiale  afariste (përveç  si  konsumator  individual  i  shërbimit  të  ndërmarrjes  publike)  me  ndërmarrjen  publike përkatëse, ose cilëndo nga filialet, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë, ose të tërthortë; 
 -është  aksionar,  drejtor  ose  zyrtarë,  në  një  shoqëri  tregtare  ose  person  tjetër  juridik,  i  cili  ka marrëdhënie materiale afariste me ndërmarrjen publike përkatëse;
  -pranon,  ose  ka  pranuar  brenda  tri  (3)  viteve  të  kaluara  kompensimin  shtesë  nga  ndërmarrja publike  përkatëse,  ose  nga  cilado  filialë  e  saj  (përveç  honorarit  të  drejtorit  ose  kompensimin stimulues të përcaktuar në nenin 20 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike, ose është anëtar në skemën pensionale të ndërmarrjes publike përkatëse, ose të cilësdo nga filialat e saja; -përfaqëson  një  aksionar,  i  cili  posedon  mbi  dhjetë  përqin  (10%)  të  aksioneve  votuese  në ndërmarrjen publike përkatëse.; -ka shërbyer në Bordin e drejtorëve të ndërmarrjes publike përkatëse, më shumë se nëntë (9) vite nga dita e parë e zgjedhjes së tij; 
 -është  i  afërm  i  shkallës  së  tretë  (siç  është  konstatuar  në  përputhje  me  përkufizimin  e  interesit financiar  në  nenin  2  të  Ligjit  për  Ndërmarrjet  Publike),  i  cilitdo  person  që  i  takon  cilësdo  nga kategoritë e sipërmendura; 
 -është zyrtar, drejtor ose aksionar, ose ka një interes financiar në një shoqëri tregtare që konkurron me  ndërmarrjen,  ose  është  një  menaxher  i  lartë  zyrtar,  drejtor  ose  aksionar  ( i    cili  posedon  më shumë se dy përqind (2%) të të drejtave të votimit), ose ka një interes të konsiderueshëm financiar në cilëndo nga shoqëritë tregtare që konkurrojnë në ndërmarrjen; 
 -është,  ose  në  çfarëdo  kohe  gjatë  periudhës  36  mujore  para  datës  së  aplikimit,  ka  qenë  zyrtar  i zgjedhur,  i  emëruar  politik,  ose  bartës  i  një  posti  udhëheqës  ose  vendimmarrës,  në  një  parti politike, 
 -ka çfarëdo konflikti të interesave që, për nga natyra, do të shkaktonte që ky person të mos jetë në gjendje që në mënyrë efektive, me besnikëri, në mënyrë të pavarur dhe objektive t’i përmbushë detyrat e tij përgjegjëse ndaj aksionarëve dhe ndërmarrjes publike.

INFORMATË PËR PROCEDURËN E KONKURIMIT
 Kandidatët për drejtor në Bordin e drejtorëve të NPL, duhet t’i dorëzojnë provat e mëposhtme: 
 -CV-në, 
 -Letër motivimi, 
 -Deklaratën nën betim,
 -Dëshminë mbi përvojën e punës, 
 -Certifikatën që nuk është nën hetime dhe 
 -Letërnjoftimin(kopje)
 -Deklaratën nën betim

Aplikuesi duhet të përgatisë deklaratën nën betim, në të cilin deklaron se ai/ajo i përmbush kushtet e  kualifikimit;  pavarësinë  dhe  përgatitjen  profesionale.  Çdo  përgënjeshtrim  material,  qoftë  i qëllimshëm  ose  nga  neglizhenca,  ose  ndryshim  material  nga  informatat  e  dhëna  në  deklaratën  e sipër përmendur, do të rezultojë me diskualifikimin e menjëhershëm.

Data e shpalljes së Konkursit: 04.08.2020deri me dt 19.08.2020 
             
 Aplikacionet merren dhe dorëzohen në adresën, Rr.”UCK” nr.2. objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës.
 Në  aplikacion  duhet  te  ceket  qartë  titulli  i  vendit  të  punës  dhe  dokumentet  e  bashkangjitura  të aplikacionit duhet te jenë kopje dhe nuk kthehen.Aplikacionet  e  dorëzuara  pas  afatit  të  paraparë  nuk  pranohendhe  aplikacionet  e  mangëta refuzohen.Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.
 
 Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes.

Galleria

Rreth Kompanisë

Themeluar2008
Numri Stafit251-500

Benefitet

  • -

Punë të Ngjajshme