Detajet

Anëtarë në Këshillin Prokurorial të Kosovës

1 Pozita
Industria:
Prokurim, Post publik / Shtetëror
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
04 October 2020

Përshkrimi

KONKURS

Për zgjedhjen e 1 (një) anëtari në Këshillin Prokurorial të Kosovës, përfaqësues nga shoqëria civile

Në pajtim me nenin 9 dhe 10 të Ligjit 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe me qëllim të përmbushjes së obligimit ligjor për zgjedhjen e anëtarit në Këshillin Prokurorial të Kosovës, Kuvendi shpall konkurs për plotësimin e pozitës:


1 (një) anëtar/e, përfaqësues nga shoqëria civile.

Kandidati për anëtar në Këshillin Prokurorial të Republikës së Kosovës, duhet t'i plotësojë këto kushte:
 -Të jetë shtetas dhe banor i Republikës së Kosovës;
-Të ketë përgatitje të lartë profesionale nga fusha e drejtësisë;
-Të ketë njohuri nga fusha e të drejtave të njeriut;
-Të ketë përvojë pune në çështjet ligjore së paku 5 (pesë) vjet;
-Të ketë përkrahjen e së paku 5 (pesë) organizatave të shoqërisë civile të fushës së drejtësisë;
-Të mos jetë i dënuar për vepër penale.

II.  Shoqëria civile duhet t’i bashkëngjisë listës së kandidatëve të nominuar për anëtar edhe dokumentet, të cilat vërtetojnë se kandidati i plotëson kushtet e paraqitura në këtë shpallje publike.

III.  Kuvendi i Kosovës inkurajon shoqërinë civile, që gjatë dërgimit të propozimeve për anëtar të KPK-së, të marrë parasysh përbërjen shumetnike të Republikës së Kosovës dhe parimet e pranuara të barazisë gjinore.

Aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:
-Autobiografia  (Curriculum vitae);
-Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale (diplomat nga universitetet jashtë vendit, duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit
-Shkencës dhe Teknologjisë);
-Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
-Dëshmia për përvojën e punës;
-Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.
 
PROCEDURA E KONKURIMIT
-Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më  14.09.2020,  në orën 16:00.
-Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:
     -Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e  Personelit, Zyra N-217);

 Aplikacionet mund të merren në këto vende:
-Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës http://www.assembly-kosova.org/ 

Informata të tjera plotësuese mund të merren,  çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: 038/ 211-182, 038/ 211-648 dhe  044/ 567-041.

 Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.
-Përdorimi i aplikacionit  të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.

Galleria

Rreth Kompanisë

Themeluar2008
Numri Stafit251-500

Punë të Ngjajshme