Detajet

Animator/Dizajner Grafik

1 Pozita
GiFi
Industria:
Grafikë / Web Dizajn / DTP
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Fillestar (<2 Vjet)
Gjuhët:
Shqip, Angleze
Patenta e shoferit:

Deadline:
03 July 2024

Përshkrimi

Kompania GiFi është rrjeti më i madhë i dyqaneve me produkte të standardit europian që tashmë është hapur Kosovë. GiFi është një zinxhir francez me mbi 600 dyqane, kryesisht në Francë, Spanjë, Belgjikë, Itali dhe në Afrikë. Gifi ka një gamë te gjerë produktesh me pakicë siq janë: lodra për fëmijë, produkte shtepiake për kuzhinë, banjo, kopsht, mobilje, dekorime, produkte për kujdesin në shtëpi, aksesorë për kafshët shtëpiake dhe shumë artikuj të tjerë.
Për arsyeje të rritjes së kompanisë jemi duke kërkuar kandidat të kualifikuar dhe profesional, për pozitën:

Animator/Dizajner Grafik (M/F)

Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Krijimi i videove/animacioneve tërheqëse për materiale të ndryshme marketingu. Këto materiale, ndër të tjera, mund të jenë postime në rrjete sociale, materiale promovuese , videoreels etj.;
- Të jeni të informuar mbi trendet dhe stilet më të fundit dhe më efektive të video/animacionit për marketing;
- Të jeni të vëmendshëm ndaj afateve kohore (deadlines);
- Të jeni të kujdesshëm ndaj detajeve;
- Të jeni bashkëpunues dhe të jeni në gjendje të ofroni dhe pranoni koncepte, ide, komente dhe sygjerime.
- Bashkëpunon me stafin për ideimin dhe krijimin e dizajneve të marketingut,
- Përgatit materiale për postime dhe për oferta në formatin e rrjeteve sociale,
- Përshtat dizajnet sipas llojit të materialit të kërkuar,

Kualifikimet:
-
Preferohet 1+ vite përvojë profesionale në dizajn grafik / video editim / animacion,
- Njohuri në programet : After Effect, Adobe Premiere Pro, Photoshop, Illustrator; etj
- Njohja e shkëlqyer e gjuhës angleze në të folur dhe shkruar;
- Në aplikim dergo Portfolio ose një pjesë të punës tuaj që demonstron aftësitë dhe kreativitetin tuaj;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në një mjedis ekipor.
- Ide kreative për krijimin e videove të stileve të ndryshme
- Propozon dhe implementon ide kreative

Ne ofrojmë:
-
Pagë konkurruese;
- Sigurim shëndetsor;
- Transportin;
- Shujtë ditore
- Mundësi reale të zhvillimit profesional;
- Njohje të teknologjive sipas trendëve të zhvillimit.

Informata shtesë:
-
Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit "Apliko Këtu" ose në: [email protected] duke shënuar në subjekt Pozitën për të cilën aplikoni si dhe duke bashkagjitur një Portfolio të punës tuaj.
- Afati për aplikim deri me datë: 03.07.2024

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen

Galleria