Konkurs Pune
Kompania “Oxa Group” për nevojat e kompanisë menaxhuese të qendrave tregtare, “OCM International” hap konkurs për pozitën:
Vendi i punës: Prishtinë.
Detyrat dhe përgjegjësitë e vendit të punës:
- Bën planifikimin, skicimin, prezantimin e hapësirave të brendshme sipas kërkesave të qiramarrësve të dakorduara me kontratën e qirasë ndërmjet OCM dhe Qiramarrësit;
- Udhëheq procesin e përgatitjes së dizajnit, vizatimeve, specifikacioneve dhe përzgjedhjen e materialit për finalizimin e projekteve;
- Monitoron implementimin e dizajnit të enterierit, vlerëson kostot dhe raporton vazhdimisht tek palët relevante;
- Koordinohet me stafin/ekspertët përgjegjës për implementimin e projekteve të dizajnuara;
- Në vazhdimësi përcjell trendet e industrisë së qendrave tregtare dhe sjellë risi të ideve për organizimin e hapësirave;
- Përkujdeset për respektimin e standardeve të paracaktuara të dizajnit të enterierit, gjatë implementimit të projekteve individuale në hapësirat tregtare të marra me qira nga qiramarrësit;
- Përshtatja, ri-dizajnimi dhe balancimi i kërkesave të qiramarrësve për brendet përkatëse sipas master-planit të qendrës tregtare;
- Detyra të tjera të ndërlidhura me pozitën e punës;
Kushtet për aplikim:
- Diplomë universitare në fushat relevante, arkitekturë, dizajn;
- Përvojë të dëshmuar pune në këtë fushë, është obligative;
- Njohuri të avansuara të punës me kompjuter me thekës të veçantë programeve specifike për renderim, si 3D Max, Archicad, Autocad, etj.;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese në të shkruar dhe në të folur;
- Njohuri të larta të gjuhës angleze, njohja e gjuhës italiane përbën përparësi;
- Të ketë aftësi organizative të menaxhimit të kohës përballimit të presionit dhe caktimit të prioriteteve në punë;
- Të ketë etikë të lartë dhe paraqitje profesionale në punë.
Çfarë ofron kompania:
- Pagë atraktive;
- Punësim afatgjatë me kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi;
- Mundësi avancimi në karrierë;
Për të aplikuar duhet të dërgoni një CV në adresën elektronike
[email protected] duke cekur emrin e pozitës në subjekt,
Arkitekt/e;
Çdo informatë tjetër që dërgoni si Letër motivuese, referencë, çertifikata të trajnimeve, punime të ndryshme , do të merret parasysh.
Afati i fundit për aplikim është data 31/08/2024.