Detajet

Asistent Administrativ

4 Pozita
Industria:
Administrativ / Logjistik
Lloji i Punës:
Projekt / Sezonale / Specifike
Paga:
300-400€ Bruto
Lokacioni:
Skenderaj
Edukimi:
I/e pakualifikuar
Karriera:
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
02 August 2020

Apliko

Përshkrimi

Zyra e Personelit në bazë të kërkesës se Drejtorisë për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural nr. 10-112-01 - 0022939/20 të dt.29.06.2020, duke u bazuar ne nenin 12 paragrafi 4 të Ligjit mbi Shërbimin Civil nr.03/L- 149, dhe ne Ligjin nr:04/L-077 për Marrëdhëniet e Detyrimeve si dhe duke u bazuar në nenin 18 të Rregullores për Procedurat e Rekrutimit ne Shërbime Civil nr.02/2010, me qëllim të ofrimit të shërbimeve të veçanta me datën 01.07.2020 shpallë:


Konkurs

Për Marrëveshje për Shërbime të veçanta.


Emri i Institucionit: Komuna Skenderaj 

Pozita e. punës: 4 (Katër)Asistent Administrativ 

Kategoria funksionale: Administrativ teknik 

Grada e vendit të punës: 300 Euro

Lloji i vendit të punës: 1 jo karrieres, me orar të plotë(40)orë.

Kohëzgjatja: 2 Muaj

Raporton: Tek Drejtori

Vendndodhja- Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural


Përshkrimi i detyrave të punës:

Pranimi i aplikacioneve për pagesa direkte dhe futjen e të dhënave në programin, e digjitalizimit të parcelave , shprëndarjen e informative për procesin e aplikimit grumbullimit dhe sistemimin sipas masave të pagesave direkte , tu ofroj fermerëve udhëzime të sakta për kompletimin e dokumentacionit përdorimi i i programit FR DHE LPIS, detyra shtesë të parpara sipas DBZHR.

Kryen edhe punë tjera në bazë legjislacionit në fuqi dhe të cilat i kërkohen në mënyrë të arsveshme kohë pas kohe 


Kualifikimi: 

- Përgatitja profesionale: Shkollë e Mesme 

- Një vit përvojë pune


Përveç kushteve të parapara me ligj, kandidati duhet t’i plotësoj kushtet si në vijim:

- CV

- Dëshmi për përvojë të punës 

- Çertifikata e lindjes

- Kopje letërnjoftimit të lëshuar nga MPB e Republikës së Kosovës

- Çertifikaten që nuk jeni të dënuar dhe nën hetime nga Gjykata

- Njohuri të mira komunikuese 

- Njohja e gjuhëve zyrtare në bazë të legjislacionit në fuqi

- Njohuri të mira menaxhuese

- Komunikim i mirë kolegial, të punoi në shoqëri multi-etnike, si dhe të jetë i gatshëm të punoj nën presion.


Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:

-Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, të cilët kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

-Konkursi mbetet i hapur 8 ditë kalendarike nga dita e publikimit. 

-Aplikacionet mund ti merrni në Zyren pritëse (QSHQ) të Komunes së Skenderajt.

-Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në Zyren pritëse QSHQ të komunës së Skenderajt, një kopje mbetet në arkiv dhe nuk kthehet.

Procedura e konkurrimit: Ështe e hapur për kandidatët e jashtëm 


Aktet ligjore dhe nenligjore qe e rregullojne rekrutimin:

Përzgjedhja bëhet në pajtim me nenin 12 paragrafi 4 të Ligjit Nr. 03/L-149 të Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës, Ligjin Nr. 04/L-077, Për Marrëdheniet e Detyrimeve. 


Në këtë konkurs zbatohet një procedurë e thjeshtësuar e rekrutimit.


Shiko konkursin

Galleria

Rreth Kompanisë

Themeluar2008
Numri Stafit251-500

Benefitet

  • -

Punë të Ngjajshme