Detajet

Asistente Administrative dhe Logjistikë

2 Pozita
Industria:
Administrativ / Logjistik
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Ferizaj
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Angleze
Patenta e shoferit:

Deadline:
03 February 2022

Përshkrimi

FERSHPED SH.P.K. Ferizaj - Babush shpall:

KONKURS

Titulli i vendit të punës: Asistente Administrative dhe Logjistikë (2 pozita)
Kohëzgjatja: Në kohë të pacaktuar (pa afat)
Puna provuese: 3 Muaj

Detyrat kryesore:
- Koordinon dhe menaxhon punën e gjithmbarshme të transportit ndërkombëtar dhe vendorë;
- Përgatit dokumentet duke përfshirë korrespondencën, raportet, memorandumet dhe e-mailet për drejtorin dhe aksionarët e kompanisë;
- Siguron mbështetje administrative dhe teknike, përfshirë postën zyrtare, telefonatat, skanimin, faksimin dhe kopjimin e dokumenteve, si dhe hartimin e dokumenteve të ndryshme;
- Kryen të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe koordinon aktivitetet rreth blerjeve dhe shitjeve e shpenzimeve;
- Pranon dhe shpërndan korrespondencën, protokollon, ruan dhe mirëmban sistemin elektronik dhe kopjet fizike të dokumenteve;
- Përcjell dhe kujdeset për hyrje-daljen e personave në zyrat e Fershped sh.p.k sipas protokollit të nevojshëm;
- Kryen edhe detyra të tjera në përputhje me kërkesat dhe ligjet dhe rregulloret, të cilat me arsye mund të kërkohen kohë pas kohe.

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:
- Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike;
- Aftësi për të punuar me vetiniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
- Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
- Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Access dhe sisteme te kontabilitetit);
- Arsimim bachelor, (Fakultet për Administratë Publike, Juridik ose Ekonomik) trajnime përkatëse dhe së paku katër (2) vjet përvojë pune në fushën përkatëse teknike ose administrative.
- Njohuri të gjihës angleze, dhe do të jenë të dëshirueshme njohja edhe e gjuhëve të tjera

Konkursi është i hapur 15 ditë prej ditës së shpalljes.
Numri kontaktues: +383 49 733 733
CV-në me letër motivuese dhe foto mundë të dërgohen fizikisht në zyrat e Fershped SHPK në Babush ose përmes postës elektronike: [email protected]

Galleria