Pozita: Asistent/e e Kryetarit të Bordit
Data e publikimit: 26.02.2025
Rreth nesh:
MONETA sh.p.k, është institucion financiar lider në tregun e Kosovës. Me bazë në qytetin e Prishtinës, ne jemi të specializuar në ofrimin e shërbimeve financiare të nivelit të lartë si një institucion kryesor financiar jo-bankar (IFJB). E licensuar dhe e rregulluar nga Banka Qendrore e Kosovës dhe MoneyGram International, MONETA është partneri juaj i besuar për transferime të vazhdueshme parash dhe shërbime pagesash në mbarë Kosovën. Rrjeti ynë i gjerë i agjentëve i cili shtrihet në tërë territorin e Kosovës siguron komoditet dhe akses për klientët tanë të çmuar.
Rreth pozitës:
A jeni gati për të nisur një udhëtim sfidues në MONETA? Ne jemi duke kërkuar individ entuziast për t'iu bashkuar ekipit tonë si Asistent/e i/e Kryetarit të Bordit.
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore
- Organizon takime në emër të Kryetarit të Bordit.
- Shkruan dhe mirëmban minutat e takimeve të Bordit dhe siguron që të gjitha detajet janë të regjistruara saktë dhe të dërguara në kohë;
- Bën koordinimin mes Bordit të Drejtorëve dhe palëve të tjera;
- Rishikon dokumente, raporte dhe prezantime sipas kërkesave të Kryetarit të Bordit;
- Pranon dokumentet nga palët e treta të dedikuara për Kryetarin e Bordit;
- Ofron mbështetje organizative për Bordin e Drejtorëve;
- Përgatit dhe menaxhon agjendën ditore të Bordit të Drejtorëve;
- Përpilon dhe dërgon njoftime në emër të Bordit të Drejtorëve;
- Kryen dhe detyra të tjera sipas kërkesës së Kryetarit të Bordit.
Kërkesat dhe kualifikimet kryesore
- Diplomë Universitare;
- Nivel i avancuar i gjuhës angleze dhe gjuhës serbe;
- Përvojë e mëparshme relevante së paku 1 vjet;
- Aftësi të shkëlqyera të të menduarit në mënyrë kritike dhe për të punuar në mënyrë të pavarur;
- Aftësi të shkëlqyera në organizim, përcaktim të prioriteteve dhe menaxhim të projekteve.
Lokacioni: Prishtinë
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në
[email protected] Luteni që të vendosni titullin e pozitës në të cilën aplikoni,
“Asistent/e i/e Kryetarit të Bordit”.Afati i fundit për aplikim: 12.03.2025 (15 ditë nga data e publikimit)
Për informata shtesë kandidatët mund të na kontaktojnë në email-in zyrtar
[email protected].
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.