Ekipa e Postman po rritet!
Postman hap konkurs pune për: ASISTENT/E FINANCIAR/E
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Pranimi, regjistrimi dhe përpunimi i pagesave.
- Sigurimi i përputhshmërisë së transaksioneve me dokumentacionin përkatës.
- Përmbledhja dhe analizimi i të dhënave financiare ditore për të hartuar raporte javore për Drejtorin Financiar ose menaxhmentin përkatës.
- Mbajtja e evidencës së saktë dhe të përditësuar për të gjitha hyrjet dhe daljet financiare në sistemin e kompanisë.
- Bashkëpunimi me departamentin e operatives dhe shitjes për të siguruar raportime të sakta dhe të sinkronizuara mbi shërbimet dhe pagesat.
- Ruajtja dhe organizimi i faturave, kontratave dhe dokumenteve të tjera financiare.
- Sigurimi që të gjitha dokumentet financiare të jenë të plotësuara në përputhje me politikat e kompanisë dhe rregulloret ligjore.
- Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për kontrollet e brendshme dhe të jashtme financiare.
Kualifikimet:
- Përvojë e mëparshme në menaxhimin e pagesave, raportimin financiar ose administratën financiare.
- Aftësi të shkëlqyera numerike dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Njohuri të avancuara të programeve Microsoft Excel dhe sistemeve financiare.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipin dhe klientët.
Bëhuni pjesë e ekipit tonë duke aplikuar përmes e-mailit: