Detajet

Asistent/e i/e Financave

1 Pozita
Industria:
Finance / Accounting, Administrativ / Logjistik
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
02 July 2024

Përshkrimi

KONKURS PUNE
Titulli i vendit të punës: Asistent/e Financave
Vendndodhja: Zyra në Prishtinë

Roli i Asistentit/es të Financave përfshin:
-
Të asistojë në përgatitjen e dokumentacionit financiar dhe kontabilistik të kompanisë;
- Të ndihmojë në përgatitjen e raporteve financiare dhe deklaratave tatimore;
- Të ndjekë dhe të regjistrojë transaksionet financiare në sistemin kontabël;
- Të asistojë në procesin e përgatitjes dhe auditimit të pasqyrave financiare;
- Të ndihmojë në menaxhimin e llogarive të pagueshme dhe të arkëtueshme;
- Të kontrollojë dhe të verifikojë saktësinë e dokumentacionit financiar dhe të faturave;
- Të sigurojë që pagesat e klientëve dhe furnitorëve të bëhen me kohë;
- Të mbajë kontakt të rregullt me klientët dhe furnitorët për çështje financiare;
- Të asistojë në përgatitjen dhe dorëzimin e dokumenteve financiare në institucione përkatëse;
- Të menaxhojë arkivat financiare dhe të sigurojë organizimin e duhur të dokumentacionit;
- Të bashkëpunojë ngushtë me ekipin financiar për të përmbushur nevojat e kompanisë.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
-
Të ketë përfunduar ose të jetë në proces të përfundimit të studimeve universitare, përparësi kanë fakultetet e Ekonomisë;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe punës me kompjuter;
- Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi, me shkrim dhe me gojë;
- Të ketë aftësi të mira organizative, koordinimi dhe prezantimi;
- Të respektojë politikat dhe procedurat e kompanisë;
- Të jetë i motivuar për të organizuar punën, të punojë në mënyrë të pavarur dhe efikase për të përmbushur afatet;
- Të jetë i/e gatshëm/e të punojë në grup;
- Të jetë i/e aftë të raportojë në kohë dhe me efikasitet në lidhje me detyrat e ngarkuara;
- Të posedojë patentë shoferi;
- Përvoja e punës në pozita të ngjashme ka përparësi.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:
-
Curriculum Vitae (CV-autobiografia);
- Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
- Dëshmi për përvojën e punës;
- CV-ja duhet të përmbajë një foto të kandidatit.

Dërgoni aplikacionet tuaja përmes emailit: [email protected]
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë

Galleria