Detajet

Asistent/e i/e Shitjes në showroom

2 Pozita
MINNA
Industria:
Shitje
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip, Angleze
Patenta e shoferit:

Deadline:
31 January 2022

Përshkrimi

MINNA për plotësimin e nevojave të saj shpall konkurs për 2 vende te lira pune. MINNA eshte kompani lidere ne industrine e modes, me saktesishte ne dizajnimin dhe prodhimin e veshjeve ekskluzive. Aktualisht, MINNA eshte duke zgjeruar ambientet dhe biznesin, prandaj na duhen edhe njerez te rinje, te motivuar dhe te gatshem per te vazhduar rrugetimin se bashku.

Pozita:  Asistent/e i/e Shitjes në showroom.
Vendi i punës: Prishtinë

Përgjegjësitë dhe Detyrat:
- Shërbimi ndaj klientit, përshtatja dhe kuptimi i nevojave të tyre.
- Ndihmon në përzgjedhjen apo në gjetjen e produktit për klient, ku të gjithë klientët duhet të priten dhe përshëndeten duke i falënderuar.
- Këshillimi i konsumatorëve, në përputhje me stilin e tyre.
- Përkujdeset për vendosjen e artikujve në rafte dhe kukulla.
- Kujdeset që të gjitha veshjet dhe aksesorët te jenë të gatshëm për ekspozim në dyqan.
- Përkujdeset për sektor të caktuar, menaxhon raftet (vendosja dhe largimi i artikujve) sipas standardeve të kompanisë dhe depo, informon mbikëqyrësin për çdo parregullësi.
- Informohet nga konsumatorët për kërkesat/ankesat e tyre.

Kualifikimet:
-
Diplomë e shkollës së mesme
- Të ketë përvojë pune në shitje
- Njohja e gjuhës angleze eshte perparesi
- Aftësi në menaxhimin e problemeve në situata të ndryshme
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi, kuptimi i nevojave të klientit
- Të jetë energjike, aftësi të punës nën stres, me vetë iniciativë

Kushtet:
-
Page fikse prej 400€
- Komision ne shitje
- Bonuse sipas performances
- Trajnime profesionale mbi shitjen dhe teknikat e shitjes.

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikonin në adresën e e-mail-it: [email protected]
ose mund të dërgohen edhe fizikisht tek showroomi MINNA ne lagjen Pejton, rruga Pashko Vasa, Prishtine.
Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme