Detajet

Asistent/e ligjor/e

1 Pozita
Industria:
Juridik / Ligjore
Lloji i Punës:
Praktikë / Vullnetar
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Angleze
Patenta e shoferit:

Deadline:
14 January 2022

Përshkrimi

POZITË E HAPUR: Punë praktike me pagesë

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpallë pozitë të hapur për praktikë me pagesë për një  Asistent/e ligjor/e. Kjo pozitë është me orar të plotë, me mundësi vazhdimi bazuar në performancë. Kontrata do të fillojë në shkurt 2022.
Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivuese në gjuhën angleze[email protected], deri më 14 janar 2022, në ora 17:00, me titull: “RrGK Praktikë – Asistent/e ligjor/e”.

Kandidatët/et e suksesshëm/e duhet të plotësojnë kërkesat minimale:
-
Së paku dy vite studime të përfunduar në juridik ose studime gjinore;
- Angazhim maksimal për të avancuar barazinë gjinore në Kosovë, rajon dhe më gjerë;
- Aftësi të shkëlqyeshme analitike;
- Aftësi të shkëlqyeshme në të shkruar dhe në të folur në gjuhën shqipe dhe angleze;
- Njohuri për anëtarësim në BE dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE;
- Kujdesi ndaj detajeve është thelbësor;
- Aftësi për të punuar dhe zgjidhur problemet në mënyrë të pavarur;
- Të jetë i/e motivuar;
- Bashkëpunim dhe komunikim të mirë me njerëzit dhe qasje ekipore; dhe
- Të kuptuarit bazik të koncepteve gjinore dhe integrimit gjinor.

Përgjegjësitë do të përfshijnë rishikimin dhe komentimin e projektiligjeve dhe politikave të ndryshme nga perspektiva gjinore;  mbështetje në hartimin e politikave në lidhje me procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE; të kryej analiza gjinore/hulumtime sipas nevojës për të informuar perspektivën gjinore, dhe mbështetje në avokimin për rekomandimet në Kosovë dhe potencialisht jashtë vendit, si dhe detyra të tjera relevante.

Aplikacionet e dërguara me vonesë dhe aplikacionet e pakompletuara nuk do të pranohen. RrGK nuk do të pranojnë telefonata nga kandidatët. Telefonatat tek stafi i RrGK-së do të rezultojnë në uljen e pikëve për kandidatët/et potencial/e.
www.womensnetwork.org 
Rr. Feriz Blakçori, Kati II, nr. 8 10000 Prishtinë, Kosovë 
+383 (0) 38 245 850

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme