Detajet

Asistente Menaxhere & Merchandiser/e

4 Pozita
Industria:
Menaxhment, Merchandising
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Fillestar (<2 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:
B

Deadline:
14 December 2022

Përshkrimi

Kompania HiPP Kosova shpallë konkurs për:

Asistente Menaxhere (1)
Merchandiser/e (3) për regjionin Prishtinës dhe Fushë Kosovës

KONKURS për pozitat:

Asistente Menaxhere (1)
Merchandiser/e (3)
(Të gjitha pozitat janë me orar të plotë të punës)

Përgjegjësitë për pozitën Asistente Menaxhere
-
Ndihmon në zhvillimin e Planit të Marketingut të Produktit duke zhvilluar aktivitete dhe identifikuar çështjet dhe mundësitë kryesore.
- Ndihmon në monitorimin dhe vlersimin e përformances së produkteve për të rekomanduar dhe ekzekutuar mënyra të përshtatshme për të rritur ekuitetin e brendit.
- Ndihmon në identifikimin e zgjidhjeve dhe bën rekomandime për të përmirësuar efektivitetin bazuar në monitorimin e performancës.
- Punoni ngushtë me agjencitë (Reklamim, Kërkim Tregu, PR, etj) për të ekzekutuar përvoja të përsosura të brendit në pikat e kontaktit.
- Organizon takime me bashkëpunëtorët e kompanisë për zgjerimin dhe aktivitet të brendit.
- Kryerja e detyrave të caktuara nga menaxherja e përgjithshëme me saktësi dhe efikasitet.

Kualifikimet e kërkuara
-
Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar universitetin ose të jenë në përfundim e sipër.
- Aftësi të mirë të komunikimit dhe analizes
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të punës nën presion
- Njohuri të gjuhës angleze në komunikim dhe shkrim
- Preferohet përvoj pune
- Të posedojë patent shofer valid të kategorisë B

Përgjegjësitë për pozitën Merchandiser/e
-
Është përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen e pozicionimit dhe ekspozimin e të gjitha produkteve
- Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione të tjera të nevojshme për dukshmërinë e produkteve të brendit në treg;
- Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit (facing) të produkteve brenda të gjitha pikave të shitjes të caktuara në plan;
- Kërkon mundësitë për vendosjen dhe ekspozimin e produkteve jashtë raftit;
- Siguron pozitë dhe ekspozim sa më efektiv të raftave të përkohshëm/përhershëm dhe të negocioj pozitat kryesore dhe ekskluzive për rafta sekondar;
- Monitoron dhe mirëmban çmimet e shitësve me pakicë, mban freskinë e produkteve kryesore duke aplikuar rotacion strikt, kodimit dhe i përmbahet standardeve të temperaturës;
- Kontrollon freskinë dhe implementon principin “First In First Out” (i pari hyn i pari del nga rafti).

Kualifikimet e kërkuara
-
Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme - preferohet të kenë diplomë universitare;
- E preferuar përvojë pune në shitje/merchandising;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
- Të aftë të punojnë në ekip dhe të pavarur.
- Kandidatët duhet të kenë aftësi të punës ekipore dhe fleksibilitet;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të punës nën presion.
- Të posedojë aftësi të mira ndërpersonale;

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë në email: [email protected]

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme