Detajet

Asistente të Zyrtarëve të Gjendjes Civile & Asistent të Zyrtarit në Qendrën për Shërbim me Qytetarë

4 Pozita
Industria:
Burime Njerëzore, Post publik / Shtetëror
Lloji i Punës:
Paga:
300-400€ Bruto
Lokacioni:
Vushtrri
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
26 July 2020

Përshkrimi

Në bazë të nenit 13 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale nr.03/L-040, nenit 12 të Ligjit mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës nr.03/L-149 dhe në bazë të kërkesave të Drejtorisë për Administratë dhe Drejtorisë për Ekonomi Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, shpall:

KONKURS
Për kryerjen e punëve me marrëveshje për shërbime të veqanta

Drejtoria për Administratë- Komuna e Vushtrrisë
Vendet e punës: Asistente të Zyrtarëve të Gjendjes Civile
Numri i ekzekutueseve: tre (3)
Lloji i pozites: Marrëveshje për Shërbime të Veqanta (kohëzgjatja 6 muaj)
Orari i punës: 40 orë në javë
Paga: 303.01

Qëllimi i vendit të punës: Ofrimi i shërbimeve për qytetarët në Zyrën e Gjendjes Civile Përshkrimi i shkurtër i detyrave dhe përgjegjësive;
1.Verifikimi i qytetarëve në regjistrin themeltar elektronik dhe shënimeve në regjistrat themeltar fizik;
2.Mirëmbajtja dhe kujdesi për regjistrin themeltar dhe qëndror si në aspektin fizik, ashtu edhe elektronik dhe dokumenteve të arkivuara;
3.Përditësimi i shënimeve dhe regjistrit të shtetaseve në regjistrin themeltar dhe qëndror;
4.Përdorimi dhe zbatimi i ligjeve dhe udhëzimeve që kanë të bëjnë me gjendjen civile;
5.Përdorimi dhe shfrytëzimi i aplikacionit të GJC, sipas ligjeve dhe akteve nënligjore që rregullojnë këtë fushë;
6.Regjistrimi i fakteve të gjendjes civile si: lindjet, martesat, vdekjet.

Kualifikimi profesional, aftësitë dhe përgjegjësitë:
Diplomë universitare nga shkencat shoqërore


Vendi i punës: Asistent të Zyrtarit në Qendrën për Shërbim me Qytetarë
Numri i ekzekutueseve: Nje (1)
Lloji i pozites: Marrëveshje për Shërbime të Veqanta ( kohëzgjatja 6 muaj)
Orari i punës: 40 ore në javë Paga: 303.01
Qëllimi i vendit të punës: Ofrimi i shërbimeve në QSHQ


Përshkrimi i shkurtër i detyrave dhe përgjegjësive;
1.Në QSHQ, ofron shërbime administrative për qytetarë;
2.E ndihmon stafin e QSHQ-së në punën rreth shërbimeve me qytetarë;
3.Shpërndan kërkesat, shkresat dhe aktet tjera nëpër drejtori dhe sektore;
4.Për të gjitha punët mban raport dhe shënime. 

Kualifikimi profesional, aftësitë dhe përgjegjësitë: 
Diplomë universitare nga shkencat shoqërore

Konkursi mbetet i hapur 8 ditë nga dita e shpalljes në mjetet e informacionit publik.

Paraqitja e kërkesave:
- Aplikacionet mund të merren në QSHQ ose në faqen e intemetit të komunës www.kk.rks- gov.net/vushtrri dhe pastaj dorëzohen në Zyren e pranimit. Aplikacionit duhet t’i bashkengjisin: Kopjen e vertetuar të diplomes, kopjen e letërnjoftimit dhe certifikaten e lindjes, certifikaten që nuk është denuar dhe nën hetime. Duhet të jetë banor i Republikës së Kosovës.

-Aplikacionet e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Aplikacionet e pakompletuara do të refuzohen. Kandidatët të cilët hyjnë në përzgjedhjen e ngushtë për intervistë do të informohen me shkrim ose me telefon në afat ligjor. Per qdo informacion kandidatet mund te drejtohen ne Njesine e personelit (zyra nr 33) , nr tel 038 222 42 435 

Galleria

Rreth Kompanisë

Themeluar2008
Numri Stafit251-500

Punë të Ngjajshme