Detajet

Costumer Support

3 Pozita
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
21 October 2021

Përshkrimi

Velanis Kosova e licensuar nga BQK si Institucion Financiar Jo-Bankar është një kompani FinTech e cila është e fokusuar në industrinë e financave dhe teknologjisë ku ofron shërbime të ndërlidhura me financat digjitale në Kosovë dhe Zvicër.
 KONKURS

Pozicion i hapur i punës: Customer Support

Orari: 08:00 - 20:00 / 2 ndërrime

Pozita të lira: 3 vende pune
Përparësi ju jepet personave që kanë njohuri të larta të gjuhës gjermane (aftësi të shkruara dhe verbale).

Përgjegjësitë përfshijnë:
  • Marrëdhënie të mira me klientët duke trajtuar pyetjet dhe shqetësimet me shpejtësi dhe profesionalizëm.
  • Sigurohet që të gjitha kërkesat e klientit të përpunohen në kohë e pa vonesa.
  • Udhëzime për përdoruesit, rreth produktit.
  • Komunikimi përmes live chat.
  • Mbështetje cilësore për klientët gjatë fazave të hapjes së llogarisë, si dhe gjatë gjithë ekzistencës së llogarive individuale e biznesore.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, në mënyrë që të jetë i aftë të fitojë besimin e klientëve.
Aftësitë / Kërkesat:
  • Njohuri të larta të gjuhës gjermane (aftësi të shkruara dhe verbale);
  • Aftësi të jashtëzakonshme të dëgjimit dhe vëmendje ndaj detajeve;
  • Bindës dhe i orientuar drejt rezultateve;-
  • Diplomë të shkollës së mesme; diplomë kolegji e preferuar;
  • Njohuri të mira në platformat, përmes të cilave menaxhohen kërkesat e klientëve;
  • Përvoja e mëparshme e punës në një pozite të ngjashme është avantazh, posaçërisht nëse kjo përvojë është krijuar në cilësinë e mbështetjes së klientëve në industritë teknologjike ose bankare;
  • Rrjedhshmëria komunikuese biznesore në gjuhën shqipe (aftësi të shkruara dhe verbale);
  • Rrjedhshmëria komunikuese biznesore në gjuhën angleze (aftësi të shkruara dhe verbale) - e preferuar;
  • Aftësi te mira organizative dhe të menaxhimit të kohës;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi qe është i aftë të fitojë besimin e klientëve;
  • Gadishmëria për të punuar në orar fleksibil.
Benefitet:
  • Sigurim shëndetësor;
  • Mjedis pozitiv i punës;
  • Pagë konkuruese duke u bazuar në përvojën dhe aftësitë e aplikuesit/es;
  • Mundësi e mirë avancimi brenda kompanisë, posaçërisht në departmentin e shitjes marketingut dhe teknologjisë.
Nëse jeni të interesuar t'i bashkoheni ekipit tonë me një mundësi të mirë avancimi, dërgoni CV -në tuaj, duke specifikuar rolin për të cilin po aplikoni në [email protected] 
Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen. 
Afati i fundit për aplikim: 21.10.2021

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme