Ekipa e Postman po rritet!
Pozita: DATA ANALIST
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Analizimi dhe interpretimi i të dhënave operacionale për të identifikuar mundësitë për optimizim të proceseve.
- Përgatitja e raporteve të rregullta dhe të detajuara për menaxhmentin, duke përfshirë rekomandime për përmirësime.
- Identifikimi i trendeve dhe modeleve të dhënash që mund të kontribuojnë në vendimmarrje strategjike.
- Përdorimi i mjeteve dhe teknikave të avancuara analitike për të nxjerrë përfundime të sakta nga të dhënat.
- Krijimi dhe mirëmbajtja e bazave të dhënave për të siguruar që të dhënat janë të sakta dhe të qëndrueshme.
- Bashkëpunimi me ekipet ndër-departamentale për të mbledhur dhe analizuar të dhënat relevante për projekte specifike.
- Monitorimi i performancës së proceseve dhe ofrimi i analizave për të përmirësuar efikasitetin operativ.
Kualifikimet:
- Përvojë e mëparshme në analizën e të dhënave.
- Aftësi të forta analitike dhe për të zgjidhur probleme.
- Njohuri të avancuara të Excel, dhe softuerëve të tjerë analitikë
- Përvojë me vizualizimin e të dhënave dhe krijimin e raporteve.
- Aftësi të mira komunikuese dhe për të punuar në ekip.