Kompania Premium Bakery është kompani prodhuese vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit me prodhimin e varianteve të ndryshme të produkteve të miellit.
Ne ofrojmë bukë dhe pjekurina të tjera të kualitetit shumë të lartë të cilat janë të certifikuara dhe vlerësuara sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.
Me qëllim të zgjerimit të rrjetit të shitjes ne ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozitat në vijim:
Pozita I: Depoist (2 vende të lira)
Lokacioni: Magjistralja Prishtinë -Ferizaj
Detyrat kryesore:
- Përgjegjës për përgatitjen dhe verifikimin e mallit për liferim
- Ngarkimi i mallit për liferim
- Pranimi i mallit nga furnitorët
- Furnizimi i brendshëm më lëndë të parë
- Klasifikimi i mallit sipas brendeve dhe mirëmbajtja e tij
- Kontrollimi i afateve
- Detyra tjera ditore të cilat kërkohen nga udhëheqësi i divizionit
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme
- Përvojë pune 2 vjet në pozitën depoist
- Krijues, inovativ, i shkathët dhe i orientuar drejt zgjidhjeve
- Nivel të lartë të integritetit dhe motivit personal
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip
- Të jetë i gatshme të punojë nën presion dhe me orar fleksibil
Orari i punës: I plotë
Pozita: II Ndihmës ambulantiv për rajonin e Prishtinës
Detyrat e punës:
- Ndihmon në prezantimin dhe shitjen e produkteve të kompanisë
- Ndihmon agjentin në zbatimin e planit të parashikuar të shitjes
- Analizon prezencën e produkteve ne treg, përcjellë konkurrencën së bashku me agjentin
- Ndihmon në realizimin e komunikimeve me klientë
- Raporton çdo problem apo nevojë rreth shitjes.
Kriteret:
- Të jetë banor i Prishtinës
- Përvojë në shitje (përvoja në shitje ambulantive është përparësi)
- Aftësi të mira komunikimi dhe negocimi me klientët
- Patentë shoferi, kategoria B
Çfarë ofron kompania:
- Pagë konkurruese
- Shujta Ditore
- Zbritje për punonjësit
- Mundësi për zhvillim profesional dhe karrierë
- Ambient dinamik pune dhe ekip mbështetës
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet, të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre përmes postës elektronike:
[email protected]t kontaktoni në numrin:
+38349/46 106-400.Vetëm kandidatet që hyjnë në rrethin e ngusht do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.
Konkursi mbetet i hapur nga data 05.02.2026 deri më 05.03.2026