Dizajner Grafik
Përshkrimi i Pozitës
Jemi në kërkim të një Dizajneri Grafik të talentuar dhe të pasionuar për t’iu bashkuar ekipit tonë me orar të plotë. Pozita është me prezencë fizike në zyrën tonë në Prishtinë, nga e hëna në të enjte, 09:00 – 17:00, dhe të premten, 09:00 – 14:00. Kandidati ideal ka sy të mprehtë për estetikë, ndjenjë të fortë për rrëfim vizual dhe aftësi për t’i shndërruar idetë kreative në vizuale tërheqëse në formate të ndryshme. Ju do të bashkëpunoni ngushtë me klientët dhe ekipet e brendshme për të realizuar dizajne cilësore për projekte të ndryshme.
Përgjegjësitë
- Zhvillimi dhe realizimi i dizajneve grafike cilësore për projekte digjitale dhe të shtypura
- Dizajnimi i logove, identiteteve vizuale dhe materialeve të brendimit
- Puna me tipografi dhe layout për të siguruar konsistencë vizuale
- Bashkëpunimi me klientët dhe ekipet e brendshme për të kuptuar nevojat e dizajnit dhe për të ofruar zgjidhje efektive
- Shndërrimi i ideve në vizuale bindëse duke respektuar afatet e projekteve
- Ndjekja e trendeve të industrisë dhe inovacioneve në dizajn
Kërkesat
- Njohuri të avancuara në mjetet e dizajnit si Adobe Illustrator, Photoshop dhe InDesign
- Portofolio i fortë që demonstron dizajn logoje, brendim dhe rrëfim vizual
- Kuptim i mirë i tipografisë, teorisë së ngjyrave dhe layout-it
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi
- Aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht në një ambient dinamik
- Përvoja në marketing dhe reklamim përbën përparësi
Aplikimi