Detajet

Dizajner/e Mode, Rrobaqepës/e & Patronist/e

1 Pozita
Industria:
Fashion / Fashion Designer, Administrativ / Logjistik
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
22 October 2026

Përshkrimi

Konkurs Pune: Dizajner/e Mode, Rrobaqepës/e & Patronist/e

DYA Fashion, brandi ynë i ri i modës, po zgjeron ekipin! Jemi në kërkim të talentëve kreativë dhe profesionistëve me përvojë për t'iu bashkuar ateliesë sonë moderne. Nëse jetoni për modën dhe dëshironi të lini gjurmë në krijimin e veshjeve unike, ne kemi 3 pozita të hapura për ju:
Pozita 1: Dizajner/e Mode (Fashion Designer)

Kërkojmë një person vizionar, që ndjek trendet botërore dhe di t'i kthejë idetë inovative në skica tërheqëse.
Përgjegjësitë dhe Kualifikimet:
  •  Hulumtimi i trendeve të reja, ngjyrave dhe materialeve sezonale.
  •  Krijimi i skicave dhe ilustrimeve (skicim me dorë dhe përmes programeve digjitale si Illustrator/Photoshop).
  •  Përzgjedhja e pëlhurave dhe aksesorëve të duhur.
  •  Përvojë e mëparshme në dizajn, njohuri shumë të mira mbi tekstilet dhe konstruksionin e veshjeve.
  • Kreativitet i lartë dhe sy i mprehtë për detajet. (Edukimi formal në fushën e modës është përparësi).

Pozita 2: Rrobaqepës/e
Kërkojmë një person të saktë, të përkushtuar dhe me "duar të arta", i cili mund t'i kthejë skicat e dizajnerit në veshje reale me kualitet të lartë.
Përgjegjësitë dhe Kualifikimet:
  • Prerja dhe qepja e veshjeve nga fillimi deri në fund, bazuar në modelet e përcaktuara.
  • Marrja e masave, kryerja e provave me klientë/modele dhe bërja e korrigjimeve të nevojshme.
  • Kujdesi për detajet dhe sigurimi i një përfundimi (finishing) të pastër e profesional.
  • Përvojë e dëshmuar paraprake (përvoja në atelie mode/veshje solemne është avantazh i madh).
  • Njohuri të shkëlqyera në përdorimin e makinerive profesionale të qepjes dhe njohje e thellë e
  • materialeve të ndryshme.

Pozita 3: Patronist/e
Kërkojmë një person të saktë, të përkushtuar dhe me "duar të arta", i cili mund t'i kthejë skicat e dizajnerit në veshje reale me kualitet të lartë.
Përgjegjësitë dhe Kualifikimet:
  • Krijimi dhe zhvillimi i patronëve bazuar në skicat, dizajnet dhe specifikat e përcaktuara.
  • Marrja dhe interpretimi i saktë i masave për modele dhe klientë.
  • Përshtatja, gradimi dhe korrigjimi i patronëve sipas nevojës dhe rezultateve gjatë provave.
  • Bashkëpunimi i ngushtë me dizajnerin dhe rrobaqepësit për realizimin korrekt të çdo modeli.
  • Njohuri të mira të konstruktimit të veshjeve, proporcioneve dhe përshtatjes së tyre në trup.
  • Kujdes i lartë ndaj detajeve dhe precizitet në çdo fazë të përgatitjes së patronit.
  • Përvojë e dëshmuar paraprake si patronist/e; përvoja në atelie mode, veshje solemne apo haute couture konsiderohet avantazh i madh.
  • Njohje e mirë e materialeve të ndryshme dhe mënyrës se si ato ndikojnë në konstruktimin dhe përshtatjen e veshjes.

Çfarë ofrojmë për të tri pozitat:
  •  Ambient pune të ngrohtë, kreativ dhe bashkëkohor në atelienë tonë.
  •  Kushte shumë të mira pune me makineri dhe pajisje moderne.
  •  Mundësi fantastike për t'u zhvilluar profesionalisht brenda një brandi të ri.
  •  Pagë konkurruese dhe të kënaqshme, në bazë të përvojës dhe kualitetit të punës suaj.
  •  Një ekip mbështetës ku vlerësohet dhe respektohet puna juaj.

Si të Aplikoni:
Të interesuarit ftohen të dërgojnë CV-në e tyre së bashku me Portofolin e punëve në emailin: [email protected]
(Ju lutemi, specifikoni në titullin e emailit ose në mesazh se për cilën pozitë po aplikoni).
Bashkohuni me ne dhe le t'i kthejmë së bashku idetë në art të veshshëm!

Galleria