Detajet

DREJTOR/ESHË MENAXHUES/E

1 Pozita
Eat Mucho
Industria:
Menaxhment
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Fillestar (<2 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:
B

Deadline:
10 February 2022

Përshkrimi

DREJTOR/ESHË MENAXHUES/E

Eat Mucho është një koncept ndërkombëtarë për ushqim të shpejtë me kualitet të lartë. Kompania operon në Kosovë që nga muaji korrik 2020, me dy lokacione në Prishtinë.
Kompania shpallë konkursin për DREJTOR MENAXHUES i/e cili/a do të jetë përgjegjës për të gjitha operacionet e kompanisë, me theks të veçantë mbarëvajtjen e restauranteve dhe stafit. Kandidati ideal ka përvoje menaxheriale në gastronomi, pasion dhe njohuri në gastronomi, aftësi teknike për të menaxhuar rrjet të restauranteve në mënyrë profesionale, dhe ka ambicje për zhvillim së bashku me kompaninë.

Misioni i kompanisë: Të krijojmë një kulturë të re ushqimore, të çasshme për shumicën e popullatës.
Vizioni i kompanisë: Të sjellim nivel botëror të ushqimit të shpejtë në nivel regjional.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Organizon dhe mbikqyrë të gjitha operacionet e kuzhines, përfshirë prodhimin, konsistencën e ushqimit, higjienen, resurset humane, mallrat;
- Krijon standarde të prodhimit të ushqimit dhe kontrolla rutinore;
- Kujdeset për uljen e shpenzimeve të kompanisë;
- Vjen me ide të reja të produkteve dhe proceseve të punës;
- Rekruton dhe menaxhon stafin e gjithë kompanisë;
- Ndihmon kompaninë në rritje të shitjes dhe zgjërimin strategjik;
- Sigurohet se kompania respekton te gjitha ligjet ne fuqi dhe politikat e brendshme;
- Analizon dhe menaxhon financat e kompanisë;
- Raporton tek përfaqësuesi i aksionarëve të kompanisë.

Kualifikimet dhe aftësite:
- Shkollim adekuat për të menaxhuar rrjet të restoranteve, përfshirë standardizimin e produkteve, analiza dhe raportim profesional;
- Përvoje menaxhuese në gastronomi;
- Njohuri të kënaqshme të kuzhinës;
- Orar fleksibil;
- Leje të qarkullimit për veturë.

Aplikimet mund ti dërgoni në [email protected] duke përfshirë CV aktuale, përshkrim të shkurtër pse kjo pozitë është e përshtatshme për ju, dhe cfarëdo informata që i shihni të arsyeshme.

Data e fundit për aplikim është 10.02.2022
Për informata shtesë mund të na kontaktoni në 049/377-799 apo [email protected].

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme