Kompania TSTS GROUP në bashkëpunim me kompaninë italiane të trageteve GNV ka hapur aplikimet për pozicionin Engine Boy në sektorin e motorëve në bordin e trageteve të saj.
Kriteret e poziconit:
1.Njohuri të gjuhës italiane dhe/ose angleze në nivel mesatar.
2.Përvojë pune si mekanik dhe/ose formim profesional në shkollë mekanike, arsim i lartë në inxhinieri mekanike.
3.Mosha 18-35 vjeç. Kontratat e punës janë me afat 4+-2, të rinovueshme.
Detari i punësuar në pozicionin engine boy ka këto detyra:
1.Mirëmbajtje e pjesës motorike.
2.Vajisje, lubrifikime etj.
Mundësi ngritjeje në kategori në kontratën e dytë për personat të cilët tregojnë përkushtim dhe seriozitet në realizimin e detyrave.
Paga duke filluar nga 945 dollar, të gjitha shpenzimet e akomodimit, të jetesës, vizës janë të mbuluara nga kompania. Imbarkimet në tragetet italiane të linjave të ndryshme fillojnë në periudhën qershor-korrik 2020.