Auto Mita po zgjerohet – bashkohu me ekipin tonë!
Dëshiron të jesh pjesë e një kompanie lidere në industrinë automobilistike?
Auto Mita, përfaqësues zyrtar i markave ndërkombëtare Renault, Dacia, Nissan dhe Volvo, po kërkon një kandidat/e entuziast/e dhe të përkushtuar për pozitën e mëposhtme:
Finance & Rental Administrator (1 Pozitë)
Kjo pozitë ka për qëllim menaxhimin financiar dhe administrativ të shërbimeve të qirasë së automjeteve (rental), përfshirë përgatitjen e dokumentacionit, ndjekjen e pagesave dhe raportimin financiar, duke siguruar efikasitet dhe korrektësi në çdo proces.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Menaxhimi i kontratave të qirasë dhe dokumentacionit përkatës.
- Regjistrimi dhe ndjekja e pagesave të klientëve dhe furnitorëve.
- Përgatitja e faturave, raporteve financiare dhe evidencave ditore.
- Koordinimi me departamentin e financave për raportet mujore.
- Mirëmbajtja e komunikimit me klientët për çështje administrative dhe financiare.
- Organizimi i rezervimeve dhe planifikimi i flotës së automjeteve me qira.
- Sigurimi që të gjitha proceset të jenë në përputhje me politikat e kompanisë dhe standardet financiare.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë universitare në ekonomi, financa, administrim biznesi apo fushë të ngjashme.
- Aftësi të shkëlqyera organizative.
- Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
- Përdorim shumë i mirë i programeve kompjuterike (MS Office, Excel, email, etj.).
- Obligative patent shoferi kategoria B
- Përvojë pune në administratë, financa apo menaxhim të qirave të automjeteve përbën avantazh.
Çfarë ofrojmë:
- Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
- Trajnime dhe mundësi zhvillimi personal e profesional.
- Pagë konkurruese në përputhje me përvojën dhe aftësitë.
- Mundësi për të qenë pjesë e një kompanie lidere dhe me reputacion në treg.
Apliko tani!
Të gjithë kandidatët e interesuar që i plotësojnë kushtet e mësipërme inkurajohen të aplikojnë duke dërguar
CV-në e tyre:
[email protected] ose përmes
WhatsApp / Viber në numrin:
+383 45 676 676