Qendra Tregtare LIRIDONI është qendër tregtare e cila funksionon mbi 15 vite, e përbërë prej Supermarketit, Tekstilit, Restaurantit dhe Kafeterisë, me një personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë. Për shkak të zgjerimit të kompanisë në lokacione të reja dhe me qëllim të plotësimit të vendeve të punës QT LIRIDONI, me datë 14 nëntor 2024, shpallë këtë:
K O N K U R S
Për pozitën e punës si në vijim:
- Furnizues/e një (1) pozitë
Vendi i Punës: Gjakovë;
Detyrat kryesore:
- Të kryej furnizimin e mallit sipas nevojës të njësisë për të gjitha sektoret;
- Vendos dhe bën kontrollimin e çmimeve;
- Implementon dhe kontrollon merchandising-un sipas planeve të kompanisë;
- Bën organizimin ditor të punës të stafit punues;
- Kryen mbikëqyrjen e mallit nga pranimi deri tek kalkulimi, kontrollimi i afateve, përkujdesja për kthimin e mallit të skaduar ose të dëmtuar;
- Sipas nevojës bën analizimin e tregut dhe konkurrencës;
- Kryen edhe detyra tjera që i ngarkohen nga Udhëheqësi, në përputhje me pozitën e punës.
Kualifikimet dhe cilësitë e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollimin e mesëm;
- Të ketë së paku 1 vit përvojë pune në të njëtin profil pune;
- Të ketë aftësi të mira negocimi dhe komunikimi;
- Të ketë fizik të mirë dhe qëndrueshmëri në punë;
- Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe në mënyrë grupore.
Ne ofrojmë:
- Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
- Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
- Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
- Pagesë të orëve shtesë;
- Sigurim shëndetësor;
- Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës.
Aplikimin tuaj mund ta bëni në këto forma:
duke plotësuar të dhënat përmes linkut në vijim:
CV-të tuaja, të plotësuara me pozitën për të cilën aplikoni dhe dëshmitë tjera relevante, mund t’i dërgoni në adresën elektronike:
[email protected], ose të paraqiteni për plotësimin e aplikacionit në objektin e Q.T. Liridoni, në Gjakovë.
Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 28 nëntor 2024 në ora 17:00. Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.