Detajet

Inspektor Sanitar

20 Pozita
Industria:
Kujdesi Mjekësor
Lloji i Punës:
Projekt / Sezonale / Specifike
Paga:
500-600€ Bruto
Lokacioni:
Tjetër
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
17 July 2020

Përshkrimi

Republika e Kosovës
Republika Kosova - Republic of Kosovo
Qeveria - Vlada - Government
Ministria e Shëndetësisë
Ministarstvo Zdravstvoa  - Ministry of Health
Divizioni i Burimeve Njerëzore / Divizija za Ljudske Resurse / Human Resources Division

SHPALLJA E REKRUTIMIT (Kontratë për shërbime të veçanta)


Institucioni:                                         Ministria e Shëndetësisë 
Titulli i vendit të punës:                     Inspektor Sanitar (20 pozita)
Koeficienti / Paga:                               520.00 euro 
Vendi i Punës:                                     Institucione Shëndetësore në Republikën e Kosovës
Orët e punës:                                      40 orë
Pozita e mbikëqyrësit:                      Udhëheqësit të Inspektoratit Sanitar
Afati i kontratës:                               Me kohë të caktuar, 3 muaj me mundësi vazhdimi edhe për muaj


Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Kryerja e inspektimeve sanitare, kontrolli për sigurinë dhe cilësinë e ushqimit, higjienës së ushqimit, përpunimit, tregtimit, paketimit, ripaketimit, deponimit, transportimit të ushqimit;
- Zbatimin e legjislacionit;  Lgji NR. 02/L-109 Për Parandalimin dhe luftimin e Sëmundjeve ngjitëse, dhe aktet tjera.
- Inspektimi i institucionet publike dhe private, me qëllim të zbatimit të legjislacionit për ndalimin e pirjes së duhanit;
- Inspektimi i produkteve ushqimore dhe jo ushqimore;
- Inspektimi i shtesave dhe aditivëve në ushqim;
- Inspektimi i higjienës në institucione publike dhe private;
- Inspektimi i ujit për pije, pijeve freskuese dhe joalkoolike;
- Inspektimi i subjekteve afariste të cilat merren me ushqim, përfshirë edhe zbatimin e parimeve të sistemit HACCP për kontrollin e ushqimit;Inspektimi i objekteve hoteliere;
- Jep Pëlqime Sanitare për kushtet sanitaro - teknike dhe higjienike në procesin e dhënies së lejeve ndërtimore për të gjitha objektet e përshkruara në nenin 5 të Ligjit 2003/22;
- Me urdhër e Udhëheqësit të Sektorit të Inspekcionit Sanitar, të cilit edhe i përgjigjet për punën e vet, kryen edhe detyra të tjera të punës
- Për punën dhe aktivitetet mujore duhet të përgatit raportet e punës për Ministrinë e Shëndetësisë


Shkollimi i kërkuar:
Diplomë Universiteti në këto fusha - Mjekësisë Sanitare,  Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore, Kimisë, Biologjisë, Farmacisë, Mjekësia me edukim në Shëndetin Publik, 

 
Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:
- Njohuri profesionale specifike në fushen e inspektimit;
- Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
- Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
- Kërkohet njohje të programeve kompjuterike të Microsoft Office dhe të internetit.
- Diplomë Universiteti në këto fusha - Mjekësisë Sanitare,  Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore, Kimisë, Biologjisë, Farmacisë, Mjekësia me edukim në Shëndetin Publik, 
  
Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:  Bazuar në Ligjin Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Kosovës si dhe Rregulloren Nr. 02/2010 Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil.

Data e hapjes dhe mbylljes së konkursit: 16.06.2020 deri 22.06.2020
Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet e plotësuara dhe dokumentacioni i kërkuar (Diploma dhe Licenca), të skanuara, dergohen në imell adresat: [email protected] dhe [email protected] ; Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës, numri i referencës dhe nr. i kontaktit. Kontaktet me telefon mund ti bëni në 038  212 -276.

Shkarko aplikacionin.


Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.




Galleria

Rreth Kompanisë

Themeluar2008

Benefitet

  • -

Punë të Ngjajshme